Berisha thirrje të rinjve të FRPD: Le t’i bllokojmë rrugët! Ndaj Ramës do të ketë vetëm protesta dhe mosbindje civile

Ish kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të cilëve u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protesta dhe revolta deri në bllokimin e rrugëve dhe mosbindje civile me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Ai përgëzoi anëtarët e FRPD-së për protestën që këta të fundit zhvilluan ditën e djeshme pranë banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel, duke u thënë se ishin të parët të cilët nisën revolucionin.

“Ju jeni tmerri i këtij regjimi ndaj ai bën çdo gjë që ju të largoheni nga Shqipëria. Le të fillojmë revolucionin tonë me moton ‘T’i dalim zot Shqipërisë’. Sytë, mendja, zemra e shqiptarëve që e duan këtë vend, që u larguan shpresëvrarë nga ky vend, janë sot tek ju.

Qindra e mijëra moshatarë tuaj përballen me dhimbje dhe sakrifica por ka një shpëtim, që është largimi i Edi Ramës nga pushteti. Edi Rama e ka bërë Shqipërinë dhe të huaj për ju, le t’ja bëjmë atij Shqipërinë dhe të huaj për të. Le të përballemi ne me këtë organizatë kriminale, ju garantoj se aq sa duken të fortë, aq janë kalbësirë.

Le t’ja bllokojmë rrugët dhe t’i themi se rrugët janë tonat dhe jo të tuat o hajdut që përzë vëllezërit tanë nga Shqipëria. Le t’j bllokojmë ne bashkinë Erion Veliajt që rri gjithë ditën në TV dhe vjedh taksat e qytetarëve. Mburret me vjedhjet e tij dhe ka pafytyrësinë të mburret me inaugurime pasi vjedh shtatëfishin e fondit të përdorur për ndërtim. Ndaj këtyre ka vetëm protestë dhe mosbindje civile. Si mund të jetë kryeministria strofull e një hajduti? Ai nuk largohet nga pushteti por ne duhet ta largojmë. Revolucioni ynë nuk do ndalojë deri në fitoren e plotë. Ju përgëzoj, jeni të parët që e filluar revolucionin, e filluar me guxim por le t’i themi Ramës që nuk ke parë gjë akoma”-tha Berisha.

Në mbyllje të takimit të tij, Berisha përsëriti deklaratat e tij të mëparshme duke thënë se revolucioni që do të nisë, do të njohë të gjitha format e protestave, duke paralajmëruar edhe mosbindje civile në vend. Ai u bëri thirrje të rinjve të FRPD që të përpiqen të bindin sa më shumë persona për të marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit për të cilën u shpreh se do të jetë më e madhja që është mbajtur ndonjëherë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 07/02/2023 22:00

    Ky saliu qenka nje moster e pa' pare ndonjehere ne hisrori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje