TIRANË - Pa protokoll, i veshur sportiv, kryeministri Berisha ishte sot në mbrëmje një nga ndjekësit e shumtë në lokalet e kryeqytetit të ndeshjes finale të kampionatit europian të futbollit Itali-Spanjë. Në shoqërinë e shumë të rinjve që ishin mbledhur në lokal për të parë ndeshjen, Kryeministri Berisha ndoqi këtë finale, mes emocioneve të sportdashësve të shumte që këto dy ekipe kanë në Shqipëri. Në bashkëbisedim me të rinjtë, Kryeministri komentoi se ndonëse nuk i kishte ndjekur të gjitha ndeshjet, për shkak edhe të një axhende të ngjeshur zyrtare, kompeticioni europian i futbollit është një garë e emocioneve të forta, e karakterizuar gjithnje nga dinamizmi dhe shpirti i gares. I pyetur nga bashkëshoqeruesit e kësaj mbrëmje se kë ekip mbështeste në këtë finale, kryeministri komentoi se futbollin e ndiqte për bukurinë e lojës dhe garën dhe se ai mbeshteste gjithmonë ekipin që luan mëbukur dhe që meritonte fitoren.
Teksa shihte ndeshjen kryeministri u shpreh se sot ndeshen sulmuesi më i mirë i botës me mbrojtjen më tëmire të botës. Për Balotellin tha "ky ëshë dhurata e Zotit për Italinë".

(aq/shqiptarja.com)