TIRANE- Në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë shqyrtoi dhe miratoi projektin për impiantin e ujrave të zeza për Tiranën që do të ndërtohet në komunën Kashar.
Kryeministri e vlerësoi si investimin më të madh në procesin e përpunimit të ujrave të zeza në të gjithë territorin shqiptar. “Është një investim prej 90 milionë euro, ndihmë bujare e qeverisë japoneze.” – tha Berisha duke njoftuar për hapjen e procedurave të tenderit dhe fillimi së shpejti i ndërtimit të tij.
Kryeministri nuk la pa sulmuar kundershtarin e tij politik duke e akuzuar se në postin e kryetarin të bashkisë bllokoi zhvillimin e Tiranës, por, se sipas tij, qytetarët i dhanë përgjigje në zgjedhjet e 8 majit 2011,
“Kjo u bë e mundur pasi qytetarët e Tiranës mençurisht zhbllokuan veten e tyre nga bllokadat e panevojshme dhe të dëmshme për ta”- tha Berisha.
Kryeministri nuk ngeli pa sulmuar as shoqatat civile.“Natyrisht nuancat antiglobaliste që ka ndonjëherë shoqëria civile dëmtojnë misionin e madh që ka në tërësi dhe në veçanti në mbrojtjen e mjedisit dhe garantimin e standardeve”
Ndërtimi i këtij impianti pritet kompletojë ndërtimin e impianteve të mëdha nga Velipoja në Ksamil. “Në këtë mënyrë do bëhet e mundur që shumë shpejt ujrat e bregdetit shqiptar të jenë ujrat e brigjeve më të pastra të Adriatikut, Jonit e Mesdheut. Ky është i impianti i 15- ti që ndëtohet në të gjithë zonën parabregdetare e bregdetare- tha Berisha- duke bërë të mundur realizimin e treguesve më të pastër të ujrave të brigjeve ton,a për të vendosur standardet më të mira të pastërtisë së ujrave."
Në mbledhjen e sotme u miratuan disa vendime si, studimi urbanistik pjesor leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin HEC, Valbonë, Komuna Margegaj, Kukës, rehabilitimi dhe zgjerimi i fushës së grumbullimit të mbetjeve urbane për qytetin e Tiranës, në Sharrë, Komuna Vaqarr, Qarku Tiranë, leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura me sipërfaqe 530 798 m2, komuna Kashar, Qarku Tiranë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com