Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD pa pritur votimin e ndryshimeve statutore. Berisha nuk komentoi ndryshimet e miratuara javën e kaluar nga Këshilli Kombëtar, por u ndal te incidenti i Eduard Selamit, duke u shprehur se nuk duhet të kishte vërshëllima ndaj tij.
Diskutimet janë të lira, të hapura. Nuk duhet të kishte vërshëllima, nuk duhet të ketë. Çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij, na pëlqen apo jo. Ky është tipar i debateve demokratike, por unë mendoj se siç e dëgjuat vetë, pati diskutime me kritika, qortime dhe propozime.
Një kontrast shumë i madh midis këtij forumi dhe forumit të njeriut haluçinant, skizoid, njeriut që shkelmon çdo ditë të drejtat e atij kontingjenti të ndershëm të socialistëve, sepse një pjesë e tyre janë trafikantë, të inkriminuar, por një pjesë e mirë e tyre janë njerëz të ndershëm me integritet.
![]()
Kanë një fatkeqësi historike të kenë në krye një njeri që nuk respekton asnjë vlerë, përveç antivlerave. Një kalbësirë të cilën shqiptarët duhet ta hedhin një minutë e më parë si një rrezik madhor kombëtar.
Sali Berisha, ish-kryetar i PD
I pyetur për bojkotin e Topallit, Bregut dhe Patozit, Berisha tha se më rëndësi është bashkimi i të gjithë demokratëve me qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Në këtë rast unë uroj dhe përsëri bëj thirrje që të bashkohen të gjitha kontributet e PD në mënyrë që kalbësira që sundon vendin nga 200 m më tutje të fshihet sa më parë. Kam besim se ai i ka kohërat të numëruara.
Sali Berisha, ish-kryetar i PD
Lajmi kryesor:
Kuvendi i PD miraton statutin e ri, Basha fuqizon kompetencat, reduktohet kryesia








