Sali Berisha ndryshe nga herët e tjera, ka hecur në këmbë nga kryeministria drejt godinës së Parlamentit. Për mediat, Berisha tha se Rama do të ndajë të njëjtin fat me Erion Veliajn.
“Planin ndiqeni dhe raportojeni qytetarëve. E patë sesi Tirana ishte si Shqipëria e derdhur, njëlloj si në 20 shkurt të vitit ’91. Rama është i pashpresë, është i përfunduar. Dy janë ata që hedhin ujë dhe gaz: Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga. Dy kriminelë të klasit të lartë që do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Se skenarët ndryshojnë. E pastruam bashkinë nga Veliaj, do pastrojmë Kryeministrinë nga hajduti Rama. Do ndajnë fatin me njëri-tjetrin. Nuk ka gjë në botë që i shpëton. Dhe azil politik që po përpiqen të gjejnë, s’do ta gjejnë. Vrimë miu s’do të gjejnë. Ministria e Infrastrukturës është në Kryeministri. Nëse ka njerëz të lidhur si mishi me thoin, është Rama me Lubinë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta e PD, militantët molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, nuk kursejnë as xhaminë e Namazgjasë, besimtarët ndalojnë lutjen! Hidhet gaz lotsjellës







