TIRANE- Kryeministri Berisha nisi mbledhjen e qeverisë me urimin e mirëseardhjes së ministrave të ri, ndërsa kryefjala e diskutimit në mbledhjen e qeverisë ishte zhvillimi turistik i vendit. Ai shprehu besim dhe shumë optimist se ky sezon turistik të jetë shumë i bukur dhe masiv.
“Merrni masa për të pasur një sezon dinjitoz turistik. Për Shqipërinë, turizmi është degë kryesore dhe mbetet më e rëndësishmja. Kam shuam besim se ky sezon turistik të jetë shumë i bukur dhe masiv. Të gjitha mundësitë ekzitojnë. Janë bërë investime të mëdha në energjetikë në zonën turistike të vendit, por kërkon që këtë ta vëmë në shërbim të një mikpritjeje shembullore të miliona vizitorëve që po vijnë e do vijnë gjatë kësaj vere.”
Ai vuri theksin dhe në parandalimin e ndotjes së mjedisit. “Merrni masa për ndjekje penale për të gjithë ata që kryejnë krime ndaj mjedisit. Tolerance zero. Askush nuk mund të pasurohet duke dëmtuar dhe kërcënuar shëndetin e të tjerëve. “- tha Berisha.
Ai vlerësoi si të domosdoshëm shqyrtimin e një ripozicionimi të postave të policisë. Dikur mbaheshin posta për të mbrotjur kufirin tani duhet të kemi posta për të mbrojtur turistët, shërbime mjekësore për ndihmën e shpejtë. Kryeministri shprehu besim dhe shumë optimist se ky sezon turistik të jetë shumë i bukur dhe masiv.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com