Berisha, version të ri dhe për furnizimin e Milosheviçit me naftë: Ata e merrnin nga Rumania, unë shkriva “Shqiponjën”! Te ne bëhej me mushka

Berisha, version të ri dhe për furnizimin e Milosheviçit me naftë: Ata e merrnin nga Rumania, unë shkriva “Shqiponjën”! Te ne bëhej me mushka

Momir Bulatoviç dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth akuzave për thyerjen e embargos së OKB-së duke dërguar naftë kontrabandë në Serbi gjatë luftës së Kosovës.

Berisha tha se 95% të naftës Serbia e merrte nga Rumania, ndërsa nuk mohoi që edhe nga Shqipëria kishte kontrabandë, por “me mushka e gomerë”.

Në emisionin “Kojshia”, Berisha tha se në kohën kur mësoi se kontrabandistët shqiptarë që i çonin naftë në Serbi shtireshin si një kompani e kohës e quajtur “Shqiponja”, dha urdhër për shkrirjen e kompanisë së vërtetë.

Nje version i ri ky i Berishes dhe per thyerjen e embargos se OKB per naften dhe furnizimin e makines luftarake te Milosheviçit me karburant per te vrare shqiptaret e Kopsoves.

Ne fillim e ka mohuar, pastaj kur nxori librin Momir Bulatoviç ish kreu i Malit te Zi dhe krahu i djathte i Sllobodan Miloshevic qe zbardhi marreveshjen me Berishen, Berisha ndryshoi strategji!

Deklaroi se e kishte bere thyerjen e embargos per te furnizuar makinat bujqesore te Kosoves, permes kufirit me Malin e Zi, te militarizuar nga trupat serbe.

Te dielen ne mbremje ka dale me version  te ri, e ka shkrire firmen e PD “Shqiponja” ne….vitin 1998!

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Serbia merrte naftë nga ana tjetër, vinte naftësjellësi nga Danubi. 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi, 4% e merrte kontrabandë nga kufiri, por edhe nga Shqipëria.

Unë kam respektuar me të gjithë forcën time ligjin ndërkombëtar për sanksionet, unë nuk mund të them kurrë që s’pati kontrabandë. Nuk ka një shtet në botë që të ndalojë, që të ketë zero kontrabandë.

Në Shqipëri ishte një kompani nafte që quhej “Shqiponja”, që bënte tregti nafte brenda vendit. Më vijnë informacionet mua që kamiona me naftë paraqiteshin si kompania “Shqiponja” dhe shkonin drejt veriut. Veprimi im i parë ishte shkrirja e kompanisë “Shqiponja”.

Problemi ishte se ne në liqenin e Shkodrës nuk kishim mjete. Kontrabandistët kishin ndërtuar disa si bote që kalonin thuajse nën ujë. Çështja e kontrabandës nga Shqipëria është më qesharake.

E kanë ngritur Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Stanishiqi. Është tjetër kontrabandë ajo që bënte Rumania me tuba, dhe tjetër ajo që bënte fshatari me mushka./ Tema

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 06/10/2020 11:21

    Pse duhej Shqiponja te ekzistonte, këtë na thuaj. Apo, per te ndihmuar miqte e tu kunder shqiptareve dhe per te bere miliona nga kjo kontrabande. Esht faqezi dhe Azemin e eleminoi per pune dominance dhe prishje pazaresh mes mafiozesh.

    Përgjigju
  • Alimi: 05/10/2020 17:59

    Ju jeni Gomaret ma te medhej se Berisha ju i dini te gjitha gjerat dhe prap dilni ne ruge per keta hajdute votoni per keta kriminela te koruptuar ,jo se Rama ,Meta ose Kryelopa (MONIKA) jane krejt te njejtit ,pra neqoftese e quani veten Shqiptare mos votoni per keta Pisa ( voto LIFTER MALIQIN gjithmone ma i mire se keta)

    Përgjigju
  • A. N.: 05/10/2020 14:30

    Qe shumica e trafikut behej nga Rumania e dine te gjithe, por edhe Shqiperia per sadopak qe trafikonte, ka fajet e veta.

    Përgjigju
    • une: 05/10/2020 20:53

      sadopak? Shqiperia beri aq sa mundi. Nuk kishte vende me ne liqenin e shkodres ku te futeshin pompat.. Lere cfare thote debili plak qe ka rrjedhur, nuk kalohet liqenj me mushka or mik.

  • Patrioti: 05/10/2020 14:22

    Aq shume kontrabande ke bere me naften asokohe o Sali sa u thye ne mes edhe ura e Sukthit ne lumin Erzen nga kalimi pafund i boteve naten qe vinin nga porti i Durresit drejt Shkodres dhe Kukesit. Asokohe linden edhe kompanite e Cetit, te Tomes, te Shyqes etj. Ajo Shqiponja e naftes me administrator Tritan Shehu ka qene kompani zyrtare e PD dhe pasi e bete balte fare e shkrite dhe i dogjet letrat.

    Përgjigju
  • Malsor Vicidolli: 05/10/2020 11:24

    Berishovic, ti duhesh djegull i gjall

    Përgjigju
  • Gigi: 05/10/2020 09:39

    MULLAH SALIU!

    Përgjigju
  • Edhe mushka ka patur “Shqiponja” ?!!!: 05/10/2020 08:41

    Shoqeria “Shqiponja” paska qene shume komplekse , pervec autoboteve edhe mushka , kuaj , gomere , mire kane bere pervec doganave , paska puniar dhe kufiri i gjelber !

    Përgjigju
  • Sula: 05/10/2020 08:26

    Ky eshte nashtrues i pa arritshem.Ky mbi te gjitha rren veten e tij.Turp per shqiptaret qe i ka drejtu ky njeri.I pa cipe dhe i pa ftyre . E meritojne shqiptaret ket njeri dge pranej vuajn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë