Kreu i PD Sali Berisha e nisi të hënën e parë të këtij viti me një traditë të vjetër, protestat para Kryeministrisë. Ashtu si edhe në protestat e kaluara, ajo që nuk ka ndryshuar është pjesëmarrja e ulët.

Siç duket edhe nga pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, pjesëmarrja në tubimet e Berishës vijon të ulet në pikën që të pranishmit, me pak durim, mund të numërohen lehtësisht.

Berisha nuk ka arritur që të mbledhw me tepër demokratë rreth vetes, pasi shihet se numri i mbështetësve u tkurr edhe më shumë se në protestat e vitit 2025.

PD kërkon me këto protesta dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë.