HUNGARI - Me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Kryeministri Sali Berisha u nis dje për një vizitë zyrtare tre ditore në Hungari, vizitë që përkon edhe me 90 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Hungarisë.
Kryeministri shoqërohet gjatë kësaj vizite nga ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe Zëvendësministri i Bujqësisë Tokli Thomai.
Zyra e shtypit njoftoi se, në ditën e parë të vizitës, (sot) kryeministri Berisha do të pritet nga kryeministri Orban, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, i pasuar nga takimi zyrtar midis dy delegacioneve, në fund të të cilit dy kryeministrat do të dalin në një konferencë për shtyp.
Gjatë kësaj vizite kryeministri do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Republikës së Hungarisë Pal Schmitt, Kryetarin e Parlamentit Laszlo Kover, si dhe Ministrin e Jashtëm Janosh Martonyi.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Budapestit Istvan Tarlosh do të shtrojë një drekë për nder të kryeministrit Berisha.
Shefi i qeverisë do të vizitojë edhe Universitetin ELTE të Budapestit ku do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
Në vizitën e tij, kryeministri do të vizitojë një ekspozitë të çelur në mjediset e Ministrisë së Jashtme të Hungarisë në kuadër të 90-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com