Berisha vizitë ngushëllimi në familjen Avdia: Krimi horror u krye nga një njeri i qeverisë

 

Sali Berisha, mëngjesin e sotëm ka kryer një vizitë ngushëllimi në familjen e Avdia, e cila humbi vajzën 7-vjeçare, pasi u godit për vdekje nga një gomone me drejtues Arjan Tasen, teksa po lahej në plazhin e Potamit në Himarë. Sali Berisha tha se ky akt u krye nga një njeri i qeverisë.

‘Unë erdha për të shpreh ngushëllimet më të ndjera të mia të PD-së erdha si qytetar. Për familjen e Jonadës e cila humbi jetën në një krim horror dhe ka tronditur thellë çdo shqiptar çdo njeri, si ngjarje si krim i shëmtuar, duhet të ishe vetëm një individ si ai që e kreu se kurrë nuk mund ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit po të kryhej nga një njeri i thjeshtë. Ky akt u krye nga një njëri i qeverisë, me një mjet monstruoz krimin. Ky akt u krye në distancën më të afër me rërën, në prani që qindra fëmijëve. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me xhelatë. Nuk është rasti për t’i numëruar me radhë vdekjet në stacionet e policisë, nuk është rastësi, ky xhelat skafist, nuk bëri gjë tjetër veçse imitoi ministrin e tij me skaf. Edi Rama është një vampir politik.’- u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

7-vjeçarja u vra nga gomonia/ Nano vizitë ngushëllimi në familjen Avdia: S'dua që vizita ime të keqkuptohet! Erdha si prind e si qytetar! Meta: Vrasje e paralajmëruar


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët