TIRANE - Kryeministri i vendit së bashku me bashkëshorten Liri Berisha e nisën vitin e ri me vizitën ne maternitetin ‘Nëna Geraldine’, ku lindi djali i vitit 2013, Roi.
Duke ndarë me prindërit e rinj gëzimin e kësaj lindjeje, Kryeministri kishte menduar për Roin e vogël, (i cili lindi 3 kg e 25 gramë), një dhuratë të veçantë, atë të një monedhe argjendi ku është e shkruar Deklarata e pavarësisë.
Dhurata ime modeste për Roin ishte një monedhë argjendi, ku është e shkruar Deklarata e Pavarësisë dhe janë firmat e etërve të Pavarësisë. Qëllimi ishte që Roi në 200 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë t'ua tregoje të gjithë miqve dhe të marrë një të tillë për shekullin që vjen”, u shpreh Berisha.
Kryeministri falenderoi gjithashtu të gjithë punonjësit të cilët e kaluan natën e Vitit të Ri në shërbim të qytetarëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com