Ish-Kryeministri Sali Berisha në prononcimin për mediat pas takimit të Komisionit të Rithemelimit në Selinë blu, u pyet nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku për deklaratat e djeshme të Yuri Kim dhe nëse rrezikon PD të shpallet non grata me atë në krye.
"Kryetari i PD-së u shkarkua me datën 11 dhjetor me 4446 votat e delegatëve dhe 44 mijë votat e anëtarëve. Askush nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e PD. Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës në sovranitetin e një force të lirë politike. E përsëris publikisht këtu se kurrë, as kryetarin dhe as Kryesinë, askush nuk do ta përcaktojë përveç anëtarëve të PD”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Mblidhet në PD 'Rithemelimi', Berisha merr rolin e kreut të partisë, sulmon Kim: S'na e përcakton ajo kryetarin e partisë! Negociata për Presidentin? Vetëm nëse emrin e propozojmë ne












