Berisha zbulon bisedën: Fola me Bashën pas deklaratave të ambasadores së SHBA, nuk më tha asgjë

Berisha zbulon bisedën: Fola me Bashën pas deklaratave të ambasadores së SHBA, nuk më tha asgjë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se do të ulet krenarisht në parlament, edhe pas ultimatumit që i bëri ambasadorja amerikane Yuri Kim se në shtator nuk duhet të jetë në Kuvend.

 “Unë jam një deputet që do të shkoj të ulem krenarisht në vendin tim. Me një motivim më të madh se herë tjetër. Se cili është vendimi që do të marrin ambasadorët, është punë e tyre.”, u shpreh Berisha.

Berisha zbuloi se sot ka folur me Bashën pas deklaratave të ambasadores së SHBA teksa thotë se as i tha gjë dhe as i kërkoi.

‘’Kam folur me Bashën pas deklaratave të Yuri Kim. Basha nuk më tha gjë as i kërkova gjë. Unë jam në misioni tim të besuar nga qytetarët, sepse PD nuk mund të dhunojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Unë ftoj cilindo përfaqësues të SHBA-ve dhe çdo person tjetër që të paraqesë një fakt të vërtetë kundër meje, por ato nuk ekzistojnë.’’- thotë Berisha.

Më tej ai shton se nuk po e vendos në pozitë kryetarin e PD, por deklaron se një parti nuk meriton të ekzistojë nëse nuk qëndron mbi dinjitetin njerëzor.

‘’Bashën nuk po e vë në pozitë. Pozitë e vështirë për të do të ishte nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor. Një parti që nuk qëndron për këto parime, meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat.’’- tha ish-kryeministri për RTV Ora.


Lajmi kryesor:

I kërkoi mos të jetë në Kuvend, Berisha sfidon SHBA-në dhe sulmon Yuri Kim: Gabove rëndë me barin që iu përmende demokratëve, nuk heq dorë nga misioni im


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës