Zgjedhjet vendore/ Berisha tregon negociatat me grupin e Alibeajt: Të gjithë janë të ftuar me përjashtim të njërit (Basha)! Ai është i izoluar

TIRANË- Sali Berisha i mbyll derën Lulzim Bashës për t’u bashkuar në kampin e tij për zgjedhjet vendore 2023. Pasi i mori një ditë më parë aleatët Bashës, të cilët ky i fundit i rreshtoi në listat për deputet të zgjedhjeve parlamentare, Sali Berisha deklaroi sot se po shkojnë në zgjedhjet vendore drejt një kandidati të përbashkët. Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të garojnë apo të mbështesin një kandidat, ndërsa përjashtoi këtu vetëm një prej tyre.

Duke e lënë të nënkuptuar se bëhej fjalë për Lulzim Bashën, ai tha se ai është i izoluar e duhet të merret me problemin e tij. Kreu i PD së Rithemelimit Sali Berisha hodhi dritë mbi takimin me aleatët, duke konfirmuar shtërngimin e duarve për daljen me 1 kandidat në zgjedhjet vendore.

‘Po ecim drejt një kandidati të vetëm. Falenderoj të gjithë aleatët për qëllimet e tyre pozitive që opozita për paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm. Unë do takoj të gjitha forcat politike. Të shkohet në këtë zgjedhje me një front të vërtetë të shpëtimit të Shqipërisë nga regjimi i Edi Ramës. Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë që të kandidojnë. Ju garantoj se kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme nuk do të bëj përzgjedhje eliminuese. Ne kemi premtuar ndryshimin. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar të kandidojë. Çdo deputet që kërkon të shohë çdo demokrat dhe demokratë ta inkurajojë. Paloka po merret intesivisht. Janë të hapura të gjitha dyert. Ne duhet të shpejtojmë në zgjedhje në garë. Nuk është një garë që e drejton lidershipi i PD, është një garë që e përcaktojnë primaret. Formë më demokratike dhe civile sesa forma e një gare të hapur nuk mund të ofrojë kush. Ne u zotuam para qytetarëve shqiptar se do të sjellim ndryshim. Do votojnë edhe simpatizantët në këto primare. U kërkova partive aleate bëni listat të votojnë anëtarët dhe simpatizantët tuaj njëlloj. Gjersa gjithçka është e hapur. 'Të gjithë mund të marrin pjesë përveç njërit, ai ka problemin e vet. E merrni me mend ju. Asnjeri nuk implikoj, ai është vetëm i izoluar të sqarojë problemin e vet te madh qe ka. Se ça thotë Alibeaj është tjetër punë, por mund t’i them Alibeajt se nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënësi i tij.'- u shpreh Berisha.

Një ditë më parë, pas dakordësisë së arritur me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, Sali Berisha ka arritur një marrëveshje edhe me partitë aleate të PD-së. Meta ia ka lënë në dorë Berishës që të zgjedhë kandidatët për vendoret, ndërsa do të ulen për negociata që Partisë së Lirisë t’i lihen bashki të caktuara. Zgjedhjet vendore të 2023 priten të mbahen nga periudha 14 prill-14 maj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
‘Lufta’ për marrjen e PD-së në Apel, Berisha: Alibeaj nuk është palë, padi është e paligjshme

Lidhur me vendimin e gjykatës së Apelit për ‘fatin’ e Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se deputetët e Enkelejd Alibeajt nuk janë palë, ndërsa padia sipas tij është e paligjshme.

‘Vendimi i gjykatëses, mercenares politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës. Nën diktatin e plotë të Edi Ramës. Yuri Kim bëri ndërhyrje direkte tek Erjon Veliaj, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj, u tregua e sinqertë.

Deputetët e Alibeaj nuk janë palë, Alibeaj nuk është palë, dhe padia është apsolutisht e paligjshme. Vendimi i gjykatëses, do t’i thoja mercenare politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës shqiptare, europiane dhe botërore, është nën diktatin e plotë të Edi Ramës.

Por siç e dini, unë e kam thënë dhe e them, dhe të guvernatores Yuri Kim e cila shkoi te Erjon Veliaj, bëri ndërhyrje direkte, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj. Për atë bëri mirë që u tregua e sinqertë por kreu një akt të paimagjinueshëm, një shkelje flagrante të Konventës së Vienës, të rregullave dhe të çdo lloj kodi të sjelljes së një ambasadori në një vend të pavarur.’- u shpreh Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore