Berisha: Zyrtari i FBI dhe ortaku i tij Mark Rossini janë angazhuar në ‘veprimtari kriminale’ për llogari të Ramës, kishin qëllim të asgjësonin opozitën

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të akuzojë kreun e Qeverisë Edi Rama se ka korruptuar zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe se qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës. Berisha thotë se McGonigal dhe Mark Rossini, ortak i tij i ish-zyrtarit, janë angazhuar haptas në veprimtari kriminale, antikushtetuese për llogari të Edi Ramës.

Sipas Berishës, Rama ka përdorur McGonigal për të ndihmuar Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, të shpallur non grata nga SHBA.

“Vendit udhëheqës të sigurisë dhe paqes në botë, SHBA-së, një nga njerëzit më kryesorë të fushës së sigurisë. Ky njeri është Edi Rama. Të marrësh përsipër një akt të tillë. Të shndërrosh në aset një njeri që kurrë se meritonte atë detyrë, por që kishte një pozicion të jashtëzakonshëm. Kryen një akt armiqësor të përmasave, tejkalon çdo lloj. Vizitat private në Shqipëri, duke qenë në detyrë, takimet e tij të fshehta me Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesor të rendit demokratik që është pluralizmi politik, për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Ramës është një krim i përmasave makabër. Është një veprim i barabartë me një grusht shteti kur puçistët vendosin të shuajnë pluralizmin. Veprim i cili përveç aktit që bën ndaj vendit mik, përdor për të instaluar monizmin dhe fake opozitën në Shqipëri.

McGonigal dhe Mark Rossini, bashkëpunëtor dhe ortak i tij, janë angazhuar haptas në veprimtari kriminale, antikushtetuese, antishqiptare për llogari të Edi Ramës. Qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës shqiptare. Nga viti 2014 rezulton se Mark Rossini, një person që unë kurrë se kisha dëgjuar, bënte akuza publike ndaj meje për kukull të Putinit, dhe i përsëriste në vitin 2019 në televizionet e Ben Blushit e Edi Ramës. McGonigal nuk është duar jashtë në çdo gjë që ka ndodh për asgjësimin e opozitës. Ajo cka është publikuar, është se me datën 4 janar të 2018 ish-oficeri i sigurimit të shtetit Neza i dha informacione për kompaninë lobiste të PD-së. Ajo çka është e vërtetuar se Neza i dha atij përsëri informacione të reja për lobimin e kësaj kompanie me datën 16 janar të vitit 2018. Nëse këto informacione biznesmenit të lidhur si mishi me thonin me McGonigal dhe Agron Neza, ia dha direkt zyra e kryeministrit Edi Rama. Pra del e qartë se fuqia e institucionit më të fuqishme të fushës në SHBA u përdor për qëllime private nga Rama, duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI.

McGonigal u përdor edhe për afera korruptive të tjera, për licenca. U shpërblye me 225 mijë thuhet në dokument, 500 mijë tjera nga një banë e Qipros por edhe miliona të tjera thuhet gjerësisht. U angazhua nga Rama për të ndihmuar miqtë e ngushtë, Vangjush Dakon e Tom Doshin të shpallur non grata nga SHBA”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: Protestë kombëtare më 11 shkurt, Rama të largohet! Mark Rossini, ortak i zyrtarit të FBI, loboi për shkatërrimin e opozitës! Ka të tjerë në SHBA e BE


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU