Berisha-Bashës: Je i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri dhe SHBA! Rama është sot, nesër ikën, ti do përballesh me drejtësinë për 'Toyota Yaris'

 

Ish-kryeministri Sali Bersha ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha nga 'Foltorja' e Kurbinit, duke thënë se është i përshtatshëm për për qelitë në Shqipëri dhe SHBA. Berisha i kujtoi Bashës dy dosjet, Muzin dhe Yoyota Yaris, dhe i kërkoi të japë shpjegime para demokratëve. Ndër të tjera, Berisha theksoi se Edi Rama i ka bërë nder Bashës duke mos e çuar në Gjykatën e Lartë dosjen ku Basha akuzohej për larje parash. Sa i përket dosjes ‘Toyota Yaris’, Berisha tha se Basha i ndau paratë me Taulant Ballën ose me klanin kriminal.

"Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtashëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. E dini ju çfarë ndodhi me dosjen në apel? Nëse ndonjëri prej jush merr një vendim që s'i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë, e detyron ligji ta çojë në Gjykatën e Lartë. Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhe merrje pafajësi nga Gjykata e Lartë. Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln euro, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier në telefon, më thotë. I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t'ju arrestojnë. Po ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, ato erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndau me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t'i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t'i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t'i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris", u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: Ramën e paralajmëroj si Nanon! Mjerë ai ç'do heqë! Basha i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri e SHBA! Kryedemokrati: Qesharake, ti s'njeh kufi për interesat e tua personale


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?