TIRANË-Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk është dhe aq i mikpritur në çadrën e protestës së opozitës. Një protestuese e ‘përzuri’ sot me disa fjalë, ndërsa Berisha mbante fjalimin e radhës në Çadrën e Lirisë.
“Ne ke marrë shpirtin, kush flet o Zot”. Gruaja me të zeza me flokë të bardha foli nga vendi, por fjalët e saj u dëgjuan nga Berisha dhe protestues të tjerë. “Lëreni, lëreni, mos e ngacmoni”, tha Berisha dhe vijoi fjalën.
“Kush do na numërojë votat? Aldo Bare me kriminelët e tjerë?”. Gruaja nga vendi flet sërish duke e kundërshtuar. Në një moment ajo thotë; “Rroftë Edi Rama!”.
Kaq mjaftoi që protestuesit të ngriheshin në këmbë e të thërrisnin, “Berisha, Berisha...” me qëllim të mbysnin zërin e gruas së ulur mes protestuesve.
Nuk zgjati shumë dhe Berisha mbylli fjalën duke u lënë mikrofonin të tjerëve për të folur dhe i heshtur e kërrusur, u ul në karrigen që kishte pranë vetes.
[gallery]21291[/gallery]

Në foto me rreth të kuq gruaja që ndërpreu Berishën gjatë fjalimit
Gruaja qe kritikoi Berishen nga Vlora
Gruaja që kritikoi Sali Berishën sot në protestën e opozitës quhet Eklarina Hoxha dhe është nga Vlora. Eklarina u ‘dorëzua’ nga organizatorët e protetës tek Policia dhe aktualisht është në Komisariatin numër 1. Militantë të PD e konsideruan gruan problematike dhe për ta larguar nga çadra e protestës morën në telefon policinë.

(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO