Teksa liderë të ndryshëm të qendrës së djathtë europiane as e kanë vendosur ujin në zjarr për vetëemërimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, bie në sy mungesa edhe e një mesazhi nga ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán, një prej aleatëve më të përfolur të Berishës.
Heshtja e Orbánit vjen në një moment kur vetë lideri hungarez po përballet me një realitet të ri politik, pasi humbi pushtetin pas 16 vitesh qeverisjeje dhe tashmë ndodhet në opozitë.
Ironikisht, pak javë më parë ishte vetë Berisha që përshëndeti fitoren e kryeministrit të ri hungarez Péter Magyar, rivali që i dha fund epokës së Orbánit në Budapest.
Për analistët, mungesa e reagimeve nga figura që deri dje konsideroheshin aleatë natyralë të Berishës në Europë ushqen debatin mbi peshën dhe mbështetjen ndërkombëtare të tij si non grata.
Mesa duket, i mjafton mbështetja e republikanit Fatmir Mediu./ TemA
Komente









