Berishës i kërkojnë paratë
e rrugës gjatë inaugurimit

Berishës i kërkojnë paratë<br />e rrugës gjatë inaugurimit
Kryeministri Berisha, gjatë inspektimit të punimeve në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, është përballur me një surprizë jo të këndshme: Kompania greke i kërkuar Berishës pagesën e punimeve të kryera, duke qenë se gjithcka është bërë me burimet e kompanisë.

“Me që jeni ju dhe bankierët këtu, ne vijuam me punimet sipas afateve që ju kemi premtuar. Por, e gjithë kjo punë tani është bërë pa u paguar dhe pa marrë asnjë lek. E bëmë sepse ju kishim premtuar”, – tha Dimitris Koutras, Presidenti i kompanisë greke “Aktor”.

Pas deklaratës së presidentin të kompanisë greke ndërhyri ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi, i cili pa mikrofon siguroi Koutras se paratë do të jepen gjatë javës në vijim.

Përballë kësaj situate, Berisha fajësoi procedurat e stërzgjatura bankare, të cilat kanë bërë që kompania të mos paguhet për punën e bërë. Ai iu drejtua përfaqësuesve të Bankës Islamike duke i kërkuar kryerjen sa më shpejtë të procedurave për lirimin e parave.

“Kënaqësia e firmës është kur shikon paratë dhe Dhimitri po pret dhe ka bërë një punë shumë të mirë”, – tha Berisha.

Më pas shefi i qeverisë sulmoi opozitën duke e akuzuar si një makineri shpifjesh dhe mashtrimesh dhe përgjigjja e mazhorancës ndaj saj janë veprat.

“Opozita që bllokoi integrimin e vendit, bënë gjithcka për të bllokuar buxhetin për korridorin duke e personalizuar me Sali Berishën . Por ne votuam , vendimin e morëm dhe ja ku e kemi provën të gjallë përpara syve. Përkundrejt makinerive të shpifjeve dhe trillimit do tu përgjigjemi me vepra, vepra dhe vetëm vepra”-deklaroi Berisha.

Sipas Berishës përpjekjet bllokuese të opozitës për miratimin e buxhetit për tunelin janë tentativa të kota, të cilat nuk synojnë asgjë tjetër veçse një paralizim të vendit në perspektivat e saj zhvilluese.

Erion Brace: Dhimitri i kërkon Berishës paratë

Deputeti i partisë socialiste, Erion Brace, reagon në rrjetin social Twitter mbi lajmin e kërkesës së kompanisë greke: “Një grek me emrin Dhimitri i kërkon Berishës paratë e tunelit te Kërrabës!! Kam punuar me paratë e mia, Ju s'më keni dhenë paratë-i tha dje”.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së