Pas përjashtimit nga partia që vetë themeloi dhe futjes në listën e zezë nga SHBA, Sali Berishës i është larguar edhe e vetmja ‘amerikane’ që e mbështeste deri tani. Evi Kokalari, e cila ka shoqëruar thuajse në çdo ‘Foltore’ Sali Berishën, vendos të tërhiqet nga politika dhe nga Komisioni i Rithemelimit të PD. Ky vendim ka ardhur menjëherë pas protestës së dhunshme të 8 janarit thirrur nga Berisha.

Kokalari shprehet se marrja me “Foltoret” nga shtatori i ka lënë pas dore jetën personale. Megjithatë ajo thotë se komunikimin me demokratë do e vijojë përmes rrjeteve sociale.

“Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë. Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit. Bashkatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin. Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale. Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi”, shkruan ajo.

Evi Kokalari ka qenë krahu i djathtë i Sali Berishës që nga shtatori kur nisi dhe luftën e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
Njoftoi se do largohet nga politika, Kokalari: Nuk jam dorëzuar akoma, s’po e braktis Berishën! E ardhmja do ketë surpriza plot

Evi Kokalari ka reaguar sërish lidhur me largimin e saj nga politika aktive, që ka qenë gjatë kësaj kohe si një mbështetëse e Sali Berishës. Kokalari thotë se ky largim i saj nuk ka të bëjë me mbështetjen e saj përkundrejt Berishës.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund. Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot”, shkruan Kokalari.

Ora 11:36
U përplas fizikisht me Kokalarin, demokratja: Mbushe xhepat me dollarët e Foltores, tani ikën si limon i shtrydhur

Largimi Evi Kokalarit nga Komisioni i Rithemelit dhe politika siç thekson ajo ka nxitur reagimin e anëtares së Partisë Demokratike, Violeta Geci me të cilën pati një  përplasje verbale dhe fizike në selinë e PD. Geci u përball me Kokalarin kur kjo e fundit shkoi në selinë e PD me arsyetimin se do të zhvillonte mbledhje por gjeti dyert e mbyllura.

Demokratja shkruan se Evi Kokalari  u largua pasi mbushi xhepat me para nga ‘Foltoret’ e Berishës dhe e pa se dhe ai iku nga politika. Geci shkruan se Kokalari u përdor nga Berisha si “limon i shtrydhur”.

“Rrugë të mbarë Evis! Po ikën siç erdhe, pa ftuar dhe pa lavdi. Erdhe si emigrante me ambicie për të shkatërruar Partinë Demokratike bashkë me Sali Berishën, por po ikën bashke me Sali Berishën duke na lenë me në fund të qetë ta ringremë partinë. Ti Evis qe frymëzove dhune dhe bere thirrje për gjak vete shihje shfaqjen si vriteshin demokratet me njeri- tjetrin dhe mbushje xhepin me dollarët e foltores. Tani që e pe që s’ka me foltore dhe Saliu iku nga politika po ikën dhe ti. Turp për ty moj Evis qe guxove hyre ne partine tonë dhe e bere pis me arrogancën tende. Tani ik shih punët e tua dhe bej llaxoren neper fb. Se kaq ke di te besh qe ditën e pare. Ata qe te përdoren tani te flaken si limon te shtrydhur. Siç kane bere me mijera te tjerë para teje. Rruge te mbare Evisi”, shkruan demokratja.

Momenti i perplasjes mes Violeta Gecit dhe Evi Kokalarit