Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet së përsërituri akuzën ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim se ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës së paraqitur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statuti të Kuvendit të 11 dhjetorit.
Berisha shprehet se me Kim me deklaratën e saj të fundit ka pranuar ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, ndërsa shtoi se ka pasur ndihmë edhe nga qeveritarë të rëndësishëm të Partisë Socialiste.
Berisha i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i ka kërkuar pikërisht këtij të fundit të mos lejojë ambasadoren të ndërhyjë në çështje të drejtësisë në Shqipëri.
“Gjatë këtyre ditëve, në konferencat e mia për shtyp, sot paradite dhe të premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA në Tiranë ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës se paraqitur kundër vendimit të gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, ankim i cili është në kundërshtim flagrant me kodin e procedurës civile dhe praktikën e gjykatave deri më sot.
Për ndërhyrjen e saj për këtë çështje ajo ka kërkuar ndihmën e qeveritarëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim të kësaj ndërhyrje, ambasadorja Kim pranoi përmes një twitter se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.
Duke e konsideruar këtë ndërhyrje një akt të rëndë dhe të papranueshëm shtoj se gjykatat prezumohen të jenë të pavarura dhe çdo ndërhyrje pavarësisht makijazhit përbenë cenim të hapur të kësaj pavarësie dhe dhunon ligjet e kushtetutën e vendit dhe parimet ndërkombëtare të drejtësisë së pavarur.
Kur presioni dhe ndërhyrja vijnë nga diplomate të huaj, përveçse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojnë gjithashtu dhe konventat ndërkombëtare që ndalojnë rreptësishtë kthimin e diplomateve në aktorë politikë.
I bej thirrje Departamentit të Shtetit të mos lejojë ndërhyrjet e palejueshme të ambasadores Kim në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri.”, tha ai.
Lajmi kryesor: