Berishianët për inat të Erion Veliajt, nuk besojnë se Dua Lipa mblodhi 200.000 vetë në shesh 

Berishianët për inat të Erion Veliajt, nuk besojnë se Dua Lipa mblodhi 200.000 vetë në shesh 

Foto nga koncerti i Dua Lipës

Që dje është ndezur një debat në këtë katundin tonë, në këtë cep të Europës se është apo jo e besueshme se në koncertin (falas) të Dua Lipës në Sheshin Skenderbej morën pjesë me të vërtetë 200.000 vetë. “Ekspertët” e nisën përllogaritjen me arsyetimet për 40.000 metrat katrorë të sheshit, “të llogaritura si sipërfaqe bruto”, sa persona mund të përmbajë duke konsideruar një mesatare prej 5 vetësh për metër katror. Pastaj duhet llogaritur se sa metra katrorë zë skena, pemët, etj. etj. E gjitha kjo, për të çmontuar mitin sipas të cilit Dua Lipa mund të ketë thyer rekordin e koncertit si këngëtare e vetme të Tina Turner, e cila mblodhi 180.000 spektatorë në 1998. Që Dua Lipa ka thyer shumë rekorde dhe jo vetëm të Tina Turner është jashtë çdo diskutimi, mjafton të shohim 87 milionë ndjekës që shqiptarja e re ka në Instagram, kundër 800.000 të tashmë rock starit të moshuar, ose 4 milionë të superstarit Elton John, apo 69.5 milionë të BTS, grupit pop koreanojugore që janë më të ndjekurit sot në botë duke thyer dhe ata rekorde të Beatles-ve.  

Po gjithësesi, ajo që të bën më shumë përshtypje është mllefi kundër një simboli botëror të muzikës, vetëm e vetëm se valëvit në botë flamurin shqiptar dhe tani ka dhe pasaportën tonë. Çfarë rëndësie ka në të vërtetë nëse në Sheshin Skëndërbej ishin 200.000 apo 100.000 apo “vetëm” 80.000 spektatorë. Ajo që ka rëndësi është se sheshi ishte totalisht plot, as edhe një metër katror bosh dhe entuziazmi i të pranishmeve ishte deri në qiell. Dhe mbi të gjitha neve na intereson që Dua Lipa, me t’u nisur nga Tirana me pasaportën e re shqiptare në xhep, do të vazhdojë të mbushë stadiume dhe sheshe të gjithë botës, pa askënd që do të “investigojë” realisht përmasat e pjesëmarrjes.  

Por ajo që në të vërtetë nuk thuhet, është se pasionin për çmontimin e suksesit të Dua Lipas dhe të koncertit të saj në Tiranë e udhëheqin të gjithë ata që duan të tregojnë inatin që kanë ndaj Erion Veliajt, (berishianë përgjithësisht),  i cili me zhdërvjelltesi e “shiti” si mos më mirë këtë ngjarje të bukur. Kaq vëmendje dhe llogari për numrin dhe sipërfaqen nuk e kemi parë kurrë më parë as të gjitha ato herë që Sali Berisha shpik qindra mijëra pjesëmarrës në mitingjet e tij. As sot, dhe as kur atëherë në krah të Berishës ne vend te Dua Lipa, këndonte Çiljeta.

E megjithatë sfida është bërë tashmë: me 6 dhjetor opozita ka lajmëruar një protestë masive dhe policia i ka caktuar si vend proteste Sheshin Skenderbej. Tani që na e kujtuan sipërfaqen e tij të saktë dhe hapësirën e manifestuesve për çdo metër katror, do të jetë e lehtë të llogarisim me saktësi përmasat e “cunamit popullor” që ish-presidenti plak do të jetë në gjendje të grumbullojë. 

xy/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleksadros: 01/12/2022 11:43

    E kane zili sa do donin dhe keta kaq njeres .po nuke i mbeson me njeri kote e kane

    Përgjigju
  • Arbërori: 30/11/2022 18:48

    Edvin shkjau shqipfolës me zagarin Lelin nuk kan qëllim tjeter tradhtie përveq shkatrrimit të kombit dhe Shqipëris, këta tradhtar janë betuar për këtë gjë…!!!

    Përgjigju
    • populli: 30/11/2022 19:28

      o arbkarrrrrr, se vetem ARBEROR nuk je... nuk po flasin per ate te gjatin por per me te famshmen nder shqipet. por ti sigurisht nuk e ke pare kurre nga shpella se s'ke as televizor dhe beson verberisht ate qe te thote shoku yt po shpellar qe nuk e lene te dale jashte shpelles dhe te eksploroj boten

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës