/ATSH-ANA-MPA/ - Në kancelarinë gjermane Grexit-i nuk konsiderohet një alternativë realiste, njoftoi gazeta gjermane "Die Welt" në një kryeartikull.
"Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i saj i Financave, Wolfgang Schauble janë të dyzuar pasi Merkel kërkon një qasje të butë, ndërsa Schauble një Grexit. Nuk dihet me siguri se kush do të dominojë", shton "Die Welt".
"Merkel ka më shumë pushtet, Schauble ka një aleat të fuqishëm, FMN-në. Mirëpo në kancelari, Grexit-i nuk konsiderohet një alternativë realiste. Cipras është një partner i besueshëm për të negociuar, sipas vëzhguesve", thekson gazeta.
"Dhe kancelaria thekson prej disa javësh se gjithsesi ka progres në negociata. Në kancelari vlerësojnë rëndësinë strategjike të Greqisë. Është një vend i fuqishëm i Europës së Jugut", përfundon "Die Welt".
/Shqiptarja.com