Berlin-I ndau regjimi nazist, nënë
e bijë ribashkohen pas 70 viteve 

Berlin-I ndau regjimi nazist, nënë<br />e bijë ribashkohen pas 70 viteve 
Kur Margot Bachmann filloi kërkimet për nënën e saj, e cila u nda prej Margotit nga regjimi nazist më 1944, shanset ishin të papërfillshme që ajo të mund të zbulonte fakte e jo më ta rigjente atë.
 
Falë ndihmës së Shërbimeve Ndërkombëtare të Gjurmimit (ITS), 70-vjeçarja gjeti nënën e saj, 91 vjeçe, në Itali, shëndoshë e mirë.
 
“Doja të dija kush ishte nëna ime, sa ngjanim me njëra-tjetrën, ndoshta të gjeja ndonjë foto apo informacion”, u shpreh Bachmann në një konferencë shtypi nga ITS.
 
“Nuk kisha shpresa se do mund ta mbaja në krahët e mi. Tani jam shumë e lumtur që ajo është shëndoshë e mirë dhe që arrita ta takoja më në fund”, theksoi ajo.
 
Nëna e Bachmann, Gianna, ishte një punëtore, e cila u dërgua nga Italia për të punuar në Gjermani gjatë kohës së luftës.
 
Gjatë kohës së qëndrimit atje, ajo u dashurua me një ushtar gjerman dhe mbeti shtatzënë.
 
Si rrjedhojë, u lind Bachmann në tetor 1944, por autoritetet naziste, muajin pauses ia hoqën të drejtën e mëmësisë.
 
Pas përfundimit të luftës, Gianna u rikthye në atdheun e saj, me idenë se vajza e saj dhe bashkëshorti kishin vdekur në luftë.
 
Në të vërtetë, Bachmann u shpëtua nga një jetimore nga babai i saj, i cili në atë kohë ishte martuar dhe u rrit nga ato, duke u bërë kështu motra më e madhe ndër shtatë të tjera.
 
Ato u bashkuan në fundjavë në Novellara, qytezë në veri të Italisë, ku Gianna dhe banon tashmë.

gjermani berlin
 
“Ajo çka ne përjetuam këtë fundjavë në Novellara ishte një mrekulli”, tha Friederike Scharlau, një punonjëse e ITS-së e cila shoqëroi ato të dyja në ribashkim.
 
“Në ditët e sotme, është shumë e vështirë që prindërit dhe fëmijët e ndarë nga regjimi nazist të mund të ribashkohen. Në fund të fundit, shumë nga mbijetuarit e periudhës naziste kanë vdekur. Në përgjithësi, ribashkimet në ditët e sotme përfshijnë anëtarët e familjes apo kushërirë nga gjenerata të ardhshme”, shtoi Scharlau.
 
ITS zbuloi vendndodhjen e Giannas në korrik.
 
Nëna e saj kishte udhëtuar për në Gjermani për punë në kohën kur Italia dhe Gjermania ishin aleatë lufte.
 
Gjithsesi, kur një pjesë e Italisë ra nën kontrollin e aleatëve, Gjermania filloi të zaptojë vende që ishin ende nën regjimin fashist.
 
Si pasojë, shumë italianë në Gjermani morën statusin e punëtorit të detyruar.
 
Gianna u dënua përjetë që të punonte në një repart ushtarak.
 
Ajo ishte vetëm 20 vjeçe kur Bachmann lindi dhe nuk e dinte që bashkëshorti i saj kishte një grua tjetër.
 
Ndërkohë, Bachmann u rrit nga një familje gjermane, e ndaluar që të bënte pyetje rreth nënës së saj.
 
Asaj i thanë se nëna e saj ishte italiane dhe se kishte vdekur.
 
“Edhe kur isha fëmi, e ndieja se diçka nuk shkonte”, tha Bachmann, e cila tashmë jeton afër Frankfurtit dhe se pati kurajon të kërkonte për nënën e saj biologjike vetëm pasi i ati, i cili përshkruhej strict, vdiq.
 
E ndihmuar nga motrat e saj, ajo grumbulloi dokumentat e lindjes dhe shkoi te ITS, qendër kjo arkive dhe dokumentash që ndjek persekutimin nazist dhe fatet e atyre që kanë mbijetuar.
 
Udhëtimi për në Novellara u bë i mundur menjëherë pas kësaj, gjatë së cilës ajo njohu dhe shumë të afërm të tjerë.
 
Një vizitë tjetër shtesë po planifikohet./  (Nga Timo Lindemann dhe Niels C. Sorrells)

 
 
Marrë nga ATSH
 
 
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin