Protesta e opozitës megjithëse me një pjesëmarrje më të ulët sesa pritej shënoi përplasje të dhunshme. Skenari i Partisë Demokratike dhe i Sali Berishës për atë që e quajtën 'fillim i mosbindjes civile' pa ndalim ishte dhuna, zjarri e shpërthimet.
Pasi u hodhën molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit" protestuesit u zhvendosën te selia e Partisë Socialiste.
Edhe këtu nisi e njëjta situatë duke hedhur molotov në drejtim të godinës së Partisë Socialiste.
Protestuesit hodhën dhjetra molotovë duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve, tha gazetari i Report Tv Sokol Dema që ndoqi nga afër protestën.
Molotovët dogjën dhe banderolat e PS-së dhe banderolën e madhe ku është dhe fotografia e kryeministrit Edi Rama.
Në një moment policia përdori gaz lotsjellës për ti larguar. Më pas protestuesit që udhëhiqeshin nga Bardhi dhe Noka u larguan për tu zhvendosur në drejtim të ministrisë së Brendshme, ku dhe aty hodhën bomba molotovë dhe rrezikuan jetën e policëve.
Disa prej protestuesve kishin maska, për të mos u identifikuar.
Edhe Report Tv solli pamje me dron nga protesta para PS-së, ku pjesëmarrja duket e vogël, por e dhunshme.
Lajmi kryesor:
'Mosbindja civile' e PD-së zgjat vetëm 3 orë dhe nuk paralizon as Tiranën! Sulmohet me molotov selia e PS, Kryeministria, ministritë e Bashkia! Më pak protestues se u paralajmëruan

