Ekskluzive/ Pamjet me dron të protestës para kryeministrisë! Shikoni sa njerëz mblodhi Partia Demokratike

Protesta e opozitës megjithëse me një pjesëmarrje më të ulët sesa pritej shënoi përplasje të dhunshme që në fillim.  Report Tv sjell pamjet me dron të protestës së opozitës para kryeministrisë, në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit" nga ku nisi dhe protesta. Ora shënoi 18: 53 minuta.

Ajo që bie në sy nga pamjet me dron, të Report TV pjesëmarrja është më e ulët në krahasim me protestat e mëparshme.

Ndoshta ky ishte edhe shkaku që protesta filloi mbi 30 minuta me vonesë. Edhe drejtuesit politikë, Flamur Noka e Gazment Bardhi dukeshin jo shumë entuziastë, pasi pjesëmarrja duket se nuk ka qenë ajo e pritura.

Protestuesit hodhën bomba molotovë e flakadanë drejt godinave të kryeministrisë, ministrisë së Brendshme, selisë së PS-së dhe bashkisë së Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:13
Pamjet me dron të Report Tv/ I vihet zjarri selisë së PS nga protestuesit e PD! Policia i shpërndan me gaz lotsjellës!

Report Tv sjell pamje me dron dhe të protestës së opozitës që në një moment u zhvendos para selisë së PS-së.

Protestuesit hodhën dhjetra molotovë duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve.  Në një moment policia përdori gaz lotsjellës për ti tërhequr.

Flakët e molotovëve dogjën dhe pankartat.

Ka pasur me dhjetra molotovë duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve të policisë pasi molotovët hidheshin afër këmbëve’

Ora 19:59
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën

 

 

Protestuesit e opozitës nuk kanë mjaftuar me sulmin ndaj Kryeministrisë, PS-së dhe Ministrisë së Brendshme me Molotov dhe lëndë të tjera djegëse.

Ata rrethuan më tej dhe sulmuan gjithashtu edhe godinën e Bashkisë së Tiranës.

Report TV ka transmetuar pamjet me dron nga lart të protestuesve, që edhe pse në një numër shumë të pakët, kanë qenë agresivë duke shkatërruar apo dëmtuar institucionet publike dheqë I shërbejnë qytetarëve të Tiranës dhe vendit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taypi: 07/10/2024 20:37

    Ça jan keta débile mor burr.. Mendjen vet per te prish e shkatru e kan.. Pd duket si parti antishqiptare.. Mendoj se nuk ka shans qe ketu e 20 vjet te vijne ne pushtet kta jashtqitje e shoqerise shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë

Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë