Filmi “Child-s pose” i regjisorit rumun Calin Peter Netzer ka fituar çmimin “Ariu i Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

Filmi tregon marrdhëniet mes një gruaje aristokrate dhe djalit të saj i cili ka vrarë aksidentalisht një të ri.
E ëma e tij bën të pamundurën duke paguar shuma të mëdha parash dhe përdorur njohjet e saj që djali të evitojë burgun.

(David Gordon Green, çmimi "Ariu i Argjendtë")
Ndërsa “Ariu i Argjendë” u fitua nga regjisori David Gordon Green për filmi 'Prince Avalanche' di David Gordon Green, ndërsa Paulina Garcia ka fituar Ariu i argjendë si aktorja më e mirë në filmi 'Gloria' të regjisorit Sebastian Lelio.

(Paulina Garcia)
Boshnjaku Nazif Mujic ka fituar Ariu i argjendë per filmin "An episode in the life of an iron picker".

(Nazif Mujic, çmimi "Ariu i Argjendtë)
Regjisori iranian Jafar Panahi ka fituar “Ariu i Argjendë” për skenarin më të mirë me filmin 'Closed curtain', i cili nuk ka mundur të tërheq çmimin personalisht për shkak se i është ndaluar që të udhëtojë jashtë Iranit.

(Jafar Panahi)
Në mesin e yjeve të kinematografisë ishin Matt Damon, Ethan Hawke, Julie Delpy, Nicolas Cage, Emma Stone, Geoffrey Rush, Catherine Deneuve, Isabelle Huppert dhe Jeremy Irons. Damon luan tek filmi “Promised Land”, e regjisorit amerikan Gus Van Sant, që flet për familje që detyrohen t’i shesin pronat e tyre.

Për këtë vit kritikët thanë se ka qenë një garë e ashpër midis yjeve të Hollivudit me ata të kinematografisë evropiane.
Në edicionin e 63-të që zgjati 11 ditë u shfaqën më shumë se 400 filma.
(l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com