BERLIN, 28 shkurt /ATSH-DPA/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se ishte e tronditur nga vrasja dinake e politikanit të njohur rus të opozitës, Boris Nemtsov, tha sot zëdhënësi i saj."I kërkoj presidentit rus, Vladimir Putin të sigurojë se ngjarja do të hetohet dhe se autorët do të dërgohen para drejtësisë", citoi zëdhënësi Steffen Seibert fjalët e kancelares."Merkel përshëndet kurajon e ish-zëvendëskryeministrit, i cili kritikonte shpesh politikat e qeverisë", theksoi", Seibert said.
Boris Nemtsov, lideri i opozitës antiPutin dhe ish-zëvendëskryeministri liberal i epokës së presidencës së Boris Jelcinit, u vra në ndërkohë që ecte në qendër të Moskës.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, politikani ishte shënjestër e katër plumbave.
Nemtsov u godit nga persona që zbritën nga një makinë, pranë Kremlinit, sipas Juri Barminit, mik dhe bashkëpunëtor në luftërat politike të tij.
Sipas medias, Nemtsov ishte në shoqërinë e një gruaje./ a.jor.