Berlin, Merkel flet për Trump, Brexit dhe shëndetin e saj (VIDEO)

Duket se Angela Merkel është nisur tashmë me pushime.

Kancelarja gjermane u prezantua e buzëqeshur në konferencën tradicionale të shtypit para pushimeve veror.

Edhe sëmundja e saj fizike, e manifestuar me të dridhura, u duk një kujtim i largët.

"Në vitin 2021 do të largohem nga politika dhe shpresoj se jeta do të më rezervojë shëndet të mirë" - tha Merkel

Pastaj kancelarja foli për politikën dhe faktin se koalicioni i madh gjerman do të rezistojë.

Gjatë konferencës, kancelarja u pyet nëse ende ndante të njëjtat vlera me Presidentin Trump, pas komenteve presidentit amerikan për katër gratë ligjvënëse për të cilat ai në Twitter shkroi se duhet "të kthehen" në vendet e tyre nëse nuk e duan Amerikën.

Merkel tha se distancohet nga komentet dhe “ndien solidaritet me tre gratë që u sulmuan".

"Njerëzit me kombësi shumë të ndryshme kanë kontribuar në forcën e popullit amerikan. Është diçka që bie ndesh me forcën e Amerikës", tha Merkel.

Lidhur me çështjen Brexit, Kancelarja Merkel tha se beson që Britania do t’a "gjejë rrugën e saj" nën një kryeministër të ri, por nuk u shpreh nëse mbështet një shtyrje të mëtejshme për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian ose një referendum të ri.

Për Iranin, Merkel vlerësoi përpjekjet e Presidentit francez Emmanuel Macron për të lehtësuar bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë se përpjekjet diplomatike janë me rëndësi kritike.

Në konferencën e shtypit, kancelarja Merkel theksoi se gëzon shëndet të mirë dhe është plotësisht në gjendje të kryejë detyrat e saj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)