BERLIN - Mijëra persona po marrin pjesë sot në mbrëmje në një manifestim në Berlin kundër islamofobisë me iniciativë të organizatave myslimane kundër islamofobisë, në prani edhe të kancelares gjermane, Angela Merkel, pas atentateve xhihadiste në Francë.
Organizatorët myslimanë vendosën një kurorë me lule të bardha, ku ishte shkruar "Terrorizmi: jo në emrin tonë", përpara godinës së ambasadës franceze në fillim të këtij manifestimi.
Pritet që manifestimi të përfundojë me një fjalim të presidentit të republikës, Joachim Gauck.
Sllogani i manifestimit të sotëm në Berlin është "Të qëndrojmë së bashku për njëri-tjetrin. Terrorizmi: jo në emrin tonë!"./ATSH/