BERLIN, 17 shtator /ATSH-DPA/ - Hungaria do të zgjasë kordonin përgjatë kufirit të saj me Kroacinë, u citua dje kryeministri hungarez, Viktor Orban pasi emigrantët nga Lindja e Mesme kanë ndryshuar rrugën e tyre në të gjithë Ballkanin.
"Do të na duhet të zgjerojmë pengesat në kufirin me Kroacinë", tha Orban për të përditshmen gjermane "Die Welt".
Më shumë se 140 000 persona, kryesisht që i largohen dhunës në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në Hungari këtë vit nga Serbia.
Pothuajse të gjithë dëshironin që të vazhdonin për në Austri dhe pastaj për të arritur në vendet e pasura të Evropës perëndimore, shumica në Gjermani, Suedi dhe Francë.
Të martën Hungaria mbylli kufijtë duke mbështetur ndërtimin e një pengese përgjatë kufirit prej 175 kilometrash me Serbinë.
Orban gjithashtu përsëriti kritikat e tij të forta për kuotat e BE-së për azilkërkuesit.
"Evropianët nuk e kuptojnë sesi mendojnë njerëzit. Kur refugjatët në Lindjen e Mesme të dëgjojnë se Evropa po paraqet kuota për azilkërkuesit, ata do ta kuptojnë si një ftesë ", tha ai.
Kryeministri i djathtë shprehu zhgënjimin e tij mbi paralajmërimin e ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere që Hungaria mund të humbasin fondet e BE-së në qoftë se ajo refuzon të pranojë një kuotë.
"Ky është një ton i përdorimit brutal të pushtetit" tha ai./ /n.r/ a.jor.