/ATSH-MIA/ - Hyrja e Bullgarisë drejt Bashkimit Evropian ishte zgjidhje e drejtë politike me perspektivë afatgjatë, që rrit sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit, deklaroi presidenti bullgar, Rosen Plevneliev në takimin me anëtarët e forumit gjermano-bullgar.

Plevneliev theksoi se para 20 viteve vendet ballkanike kanë qenë të ndara dhe të izoluara, ndërsa sot punojnë në integrimin dhe kanë perspektivë të përbashkët për zhvillim.
Ai theksoi se Komisioni Evropian planifikon deri në vitin 2020 të investojë në rajon pothuajse 50 miliardë euro përmes instrumenteve strukturore evropiane.

"Kjo do të thotë se mjetet për bashkëpunim ndërkufitar mes vendeve nga Evropa Juglindore në mënyrë të konsiderueshme do të rriten", shtoi presidenti bullgar.

Ai theksoi se sot Bullgaria është "faktor i pashmangshëm për stabilitetin e Ballkanit, vendi përmes të cilit kalojnë më shumë korridore transportuese evropiane dhe i cili punon për modernizimin e ekonomisë së tij dhe arrin
rezultate".