BERLIN, 7 korrik /ATSH-ANSA/ - Prova e vërtetë për BE-në dhe Gjermaninë për krizën ukrainase do të jetë debati rreth shtesës së re të sanksioneve ndaj Rusisë, deklaroi në një intervistë për gazetën gjermane "Der Spiegel", sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. "Deri tani, ne kemi qenë në gjendje të flasim njëzëri për krizën në Ukrainë, në kuadër të BE-së dhe NATO-s", tha ai duke iu përgjigjur një pyetjeje për qëndrimin e Berlinit. "Prova e vërtetë, sidoqoftë, është ende përpara nesh kur BE-ja të diskutojë të ashtuquajturën nivelin 3 të sanksioneve", theksoi Rasmussen. Ai shtoi gjithashtu frikën e Polonisë dhe të shteteve balltike rreth qëndrimit të Rusisë. "Polonia pretendon se nuk ka asnjë dyshim se, në rastin e një sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO-s, Varshava do të mundë të llogarisë mbështetjen e 27 vendeve të tjera anëtare", thotë shefi i aleancës ushtarake. "Nëse gjatë një rasti emergjent ky detyrim nuk përmbushet 100 për qind atëherë aleanca mund të konsiderohet se ka mbaruar", shton në intervistën për gazetën gjermane "Der Spiegel", sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen./ a.jor.