BERLIN - Të gjitha vendet kanë mundësinë të vendosin për rrugën që do të ndjekin, përfshirë edhe Rusinë dhe pikërisht për këtë unë respektoj vendimin e Ukrainës, deklaroi sot në Berlin sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kur u pyet lidhur me qëndrimin e aleancës mbi vullnetin e Kievit për anëtarësim në bashkimin më të fuqishëm ushtarak të botës.
"Nëse do të anëtarësohet apo jo në NATO, kjo do të duhet të vendoset nga Ukraina dhe vendet e tjera anëtare të aleancës", shtoi Stoltenberg.
"Ukraina ka demonstruar vullnet për t'u përballur me reformat e kërkuara dhe ne po e ndjekim këtë proces", theksoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com