Berlinalja e 63-të, fituesit
në garën e 19 filmave

Berlinalja e 63-të, fituesit <br />në garën e 19 filmave
TIRANE - Drama e jetës rumune e trajtuar në filmin “Child’s Pose” ka triumfuar në festivalin e filmit në Berlin. Regjisori Calin Peter Netzer është kthyer në shtëpi me trofeun “Ariu i Artë”. Fabula e kësaj drame trajton përpjekjet e një gruaje për të mbuluar përgjegjësinë dhe fajet e djalit. Filmi ka dalë fitues në garën e 19 filmave, ku organizatortë pohojnë se kanë ardhur kontingjente të forta të filmit të Europës Lindore në edicionin e 63-të, të njërit prej festivaleve më të mëdha evropiane. Regjisori Netzer tha se “ka mbetur pa fjalë” për çmimin. Rrëfimi për korrupsionin dhe fajin sillet në fokus nga një nëne e dëshpëruar, që luhet nga Luminita Gherghiu. Ajo përpiqet për të dhënë dëshmi të rreme dhe për ta mbajtur jashtë burgut djalin e saj që po ngiste makinën kur ndodhi aksidenti. “Kjo është për një marrëdhënie patologjike midis nënës dhe djalit të saj”, u ka thënë ai gazetarëve. “Pjesa tjetër është thjesht sfond”, ka shtuar regjisori Netzer, duke theksuar se bëhet fjalë për një rrëfim shumë universal. “Bëhet fjalë për një rrëfim shumë universal, sepse korrupsioni nuk është diçka që zë vend vetëm në Rumani”, ka thënë regjisori i filmit fitues në “Berlinale”, Calin Peter Netzer.

Fituese edhe Bosnja me mbledhësit e skrapit


Duket se temat e rënda sociale janë marrë në kosideratë nga juria, ndërsa fituese ka dalë edhe Bosnja me filmin “An Episode In the Life of an Iron Picker” (Një episod nga jeta e grumbulluesit të skrapit) i Nazif Mujicit, në filmin e të cilit juria i ka dhën Danis Tanoviçit çmimin për aktorin më të mirë. Tanoviç sjell rrëfimin e çiftit boshnjako-rom, që mundohet të përballojë humbjen e fëmijës, që vdiq ende pa lindur. Filmi është realizuar me një buxhet të vogël nga regjisori, i cili me “No Man’s Land” kishte fituar çmimin “Oscar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj më 2002. Nazif Mujiç, që portretizon burrin, është votuar aktori më i mirë nga juria e festivalit. “Natyrisht, unë nuk jam aktor. Unë thjesht e kam luajtur rrëfimin tim. E kam luajtur veten në familjen time. Nuk e di çka mund të them”, ka thënë Mujiç.

Paulina Garcia fiton aktorja që luan gruan e divorcuar

Aktorja më e mirë u emërua Paulina Garcia, për rolin në filmin “Gloria” të regjisorit kilian Sebastian Lelio. Ajo portretizon një grua të divorcuar të moshës 50-vjeçare, e cila për t’i ikur vetmisë shkon nëpër festa nga të cilat përfundon e zhgënjyer. Regjisori amerikan, David Gordon Green, është shpallur regjisori më i mirë për filmin në “Prince Avalanche”, një film që flet për dy punëtorë ambulantë, që kalojnë një verë të gjatë e monotone, në shoqëri të njëri-tjetrit. Filmi është rirealizim i “Either Ëay”. Çmimi për skenarin më të mirë i ka takuar regjisorit iranian Jafar Panahi për “Closed Curtain”, një film që e kishte realizuar bashkë me mikun e tij Kamboziya Partovi. Filmi në të cilin dy regjisorët luajnë rolet kryesore reflekton frustrimin e Panahit për faktin që i është ndaluar të realizojë filma zyrtarisht dhe është xhiruar brenda një vile të izoluar bregdetare me perde të mbyllura. Trofeun e ka pranuar Partovi, në vend të Panahit, të cilit nuk i ishte lejuar të largohej nga Irani. “Asnjëherë nuk është e mundur të ndalosh një mendimtar dhe një poet”, i ka thënë Partovi audiencës kur është ngjitur të marrë trofeun. Çmimi për arritje të shquara artistike i ka takuar Aziz Zhambakiyevit, për kontributin në filmin “Harmony Lessons”, të Emir Baigazin. Çmimi “Alfred Bauer” për inovacion i ka shkuar regjisorit kanadez Denis Coe, për filmin “"Vic+Flo Saë a Bear."
Juria me shtatë antarë e udhëhequr nga regjisori Ëong Kar Ëai ka bërë vlerësimin e filmave. Juria ka shprehur mirënjohje të veçantë për dy filma të tjerë, që nuk kanë fituar çmime. Ata kanë qenë “Promised Land” nën regji të Gus Van Sant dhe “Layla Fourie’ e regjisores Pia Marais.


Lista e fituesve:
-“Ariu i Artë”, “Child’s Pose”, nga Calin Peter Netzer
-Vlerësimi PRIX i jurisë për aktorin më të mirë Nazif Mujiç
-Çmimi “Alfred Bauer” për inovacion, Denis Coe, për "Vic+Flo Saw a Bear"
-Regjisori më i mirë, David Gordon Green, për “Prince Avalanche”
-Ariu i Argjendtë, aktorja Paulina Garcia, në “Gloria”
-Ariu argjendtë” filmin dhe aktorin më të mirë, “Episode In the Life of an Iron Picker” i Nazif Mujic
-Ariu i argjendtë për skenarin, Jafar Panahi për “Closed Curtain”
-Çmimi për arritje të shquara artistike, Aziz Zhambakiyevi për për “Harmony Lessons”
-Mirënjohje e veçantë, “Promised Land” nga Gus Van San, Layla Fourie, Pia Marais

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ