Berlini dëbon shefin e shërbimeve sekrete amerikane në Gjermani

Ambasada e SHBA-së në Berlin
BERLIN, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Berlini i kërkoi sot shefit të shërbimeve sekrete amerikane në Gjermani të largohet nga vendi. Ky vendim erdhi pas dy çështjeve të mundshme spiunazhi në Gjermani në favor të SHBA-së.
Qeveria gjermane njoftoi sot dëbimin e shefit të shërbimeve sekrete amerikane për Gjermaninë, në kuadër të një çështjeje spiunazhi nga zyrtarët gjermanë në përfitim të Uashingtonit. Bëhet fjalë për një masë të rrallë mes aleatëve të afërt në NATO.
"Ajo u kërkoi përfaqësuesve të shërbimeve sekrete amerikane në ambasadën e SHBA-së për t'u larguar nga Gjermania", deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, në një komunikatë.
Dëbimi ndodhi në reagim të një mungese bashkëpunimi, të konstatuar që prej shumë kohësh, në përpjekjet për të zbardhur aktivitetin e agjentëve amerikanë në Gjermani", theksoi deputeti gjerman Clemens Binninger, president i komisionit të kontrollit parlamentar mbi aktivitetet e shërbimit sekret.
Drejtësia gjermane njoftoi dje se po hetonte për një rast tjetër spiunazhi në përfitim të një vendi të huaj, ndërkohë që media konfirmoi se bëhet fjalë, brenda pak ditëve, për rastin e dytë që përfshin SHBA-në.
"Nën drejtimin e përfaqësuesve të prokurorit federal janë kryer që prej ditës së sotme kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e një personi të dyshuar për spiunazh, në rajonin e Berlinit", theksoi zëdhënësi i prokurorit federal në një komunikatë duke shtuar se nuk kishte të arrestuar.
Çështja është konsideruar si më e rëndë se ajo që implikonte një agjent të dyfishtë të dyshuar në përfitim të CIA-s, arrestuar javën e kaluar, sipas medias gjermane./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thotë se s’i beson Putinit, teksa BE po mendon për bisedime për paqe me Rusinë