/ATSH-AFP/ - Berlini është shprehur i shqetësuar për përshkallëzimin e një Intifade të tretë të mundshme, pas rritjes së tensioneve që kanë përfshirë Jeruzalemin gjatë dy ditëve të fundit, disa ditë nga vizita e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në kryeqytetin gjerman.
"Ngjarjet e zhvilluara së fundmi janë totalisht të krahasueshme me një Intifadë (term arab që do të thotë kryengritje)", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, gjatë një konference shtypi.
"Qeveria është thellësisht e shqetësuar për shkak të përshkallëzimit të akteve të dhunës që kanë çuar në rritje të numrit të viktimave në Jerusalem dhe në Cisjordani gjatë kësaj fundjave", shtoi ai.
"Ne dënojmë në mënyrë të palëkundur sulmin me mjete të ftohta ndaj kalimtarëve izraelitë në Jeruzalem të premten e kaluar, gjatë së cilës humbën jetën dy persona", pohoi ai.
"Ky qëndrim përcillet në të njëjtën mënyrë edhe për aktet e hakmarrjes ndaj civilëve të pafajshëm palestinezë", shtoi zëdhënësi.