Berlusconi i hapur ndaj Bersanit
Ky ndaj Grillos: Të thotë ç’do bëjë

ROME - Italia që del nga zgjedhjet e djeshme është ekstremisht e fragmentarizuar, ku dy koalicionet kryesore gjenden pothuajse kokë më kokë, në pamundësi për të formuar mazhorancën absolute. Italia si asnjëherë më parë pa qeverisje.

Në këtë situatë politikanët kanë filluar të kthejnë sytë nga njëri-tjetri për realizmin e koalicioneve të mundshme çka do të shmangte zgjedhjet e reja në Itali.

Silvio Berlusconi u lëkund sot kur u deklarua pro koalicionit me qendrën e majtë të kryesuar nga Pier Luigi Bersani. Ndërsa ky i fundit pasditen e sotme në konferencë e parë për mediat pas rezultatit të zgjedhjeve, u shfaq me shpresën ndaj ish-komikut Beppe Grillo, të kthyer tashmë surprizë të këtyre zgjedhjeve. Kreu i Lëvizjes 5 Yjet, ka arritur të jetë partia më e votuar me 25.55% por ka deklaruar se nuk bën koalicion me asnjë parti.

Qendra e majtë me një avantazh të lehtë kundrejt Berluskonit (31.6 % kundrejt 30. 65% në Senat) por ku fituesi i vërtetë është lëvizja “5 Yjet” e ish-komikut Beppe Grillo, i cili arrin të marrë një rezultat të paprecedentë duke dalë partia e parë më e votuar në Itali dhe duke marrë 23.79 % në Senat dhe 25. 55 % në Dhomën e ulët të Parlamentit. 5 Yjet e Grillos, i cilësuar si fenomen, është partia që ka më shumë vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit, (si parti e vetme jo koalicion).

Ndërkohë që Bersani arrin të marrë maxhorancën në Dhomën e Ulët vetëm falë koalicionit, por arrin mjaftueshëm të bllokojë koalicionin PDL- Lega Nord të Berluskonit dhe aleatët e tij. Ndërsa Senati i ndarë dhe i pamundur për t'u qeverisur nga një koalicion i vetëm.

Menjëherë pas rezultateve vendi është zhytur në situatë shumë delikate pasi tani liderit kryesorë duhet të reflektojnë për veprimet që duhet të ndërmerren në të ardhmen që përsëritja e zgjedhjeve duhet të shmanget. Ndarja mes së majtës dhe së djathtës në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës ka shkaktuar ankth mes liderëve të BE-së të cilët janë shprehur se është një rezultat i vështirë si për Italinë dhe Evropën.

ITALIA PAS ZGJEDHJEVE, PA QEVERISJE
Italia përfundoi rreth orës 03:30 (sot) numërimin e votave, por asnjë parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të formuar qeverinë. Asnjë nga dy partitë e mëdha dhe aleatët e tyre nuk i arrijnë 158 vendet për të bërë mazhorancën. Koalicioni i qendrës së majtë i Pier Luigi Bersanit mezi mundi konservatorët e udhëhequr nga kryeministri Silvio Berluskoni në dhomën e ulët të Parlamentit por ka dështuar të marrë shumicën në senat. Nga ana tjetër Berluskoni ka mundur të sigurojë më shumë se Bersani në Senat, duke marrë 116 vende, por jo mjaftueshëm për të siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur. Për të formuar qeverinë duhet që një koalicion të ketë maxhorancën tek të dyja, si në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Surpriza në këto zgjedhje është Lëvizja 5 Yjet e komedianit Beppe Grillo i cili ka arritur të jetë partia më e  votuar  me 25.55% por  ka deklaruar se nuk bën koalicion me asnjë parti.

Në senat koalicioni i Berlosconit ka marrë 116 vende, koalicioni i Bersanit 113 vende, Beppe Grillo ka marrë 54 vende dhe Monti 18 vende. Në dhomën e Përfaqësuesve koalicioni i Bersanit ka marrë 340 vende, koalicioni i Berlusconit 124 vende, Lëvizja 5 yjet” e Grillos ka marrë 108 vende.

EFEKTI NE BURSA

Komentatorët thonë se paraliza qeverisëse në ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë do të mund të ringjall krizën e borxhit të eurozonës.
Bursa e Milanos është hapur në rënie pas rezultatit tëe zgjedhjeve dhe fantazmës së paqëndrueshmërisë në qeverisje. Indeksi Ftse Mib ka humbur 5 %. Shumë tituj nuk arrijnë dot të qëndrojnë në garë pasi ka rënie të forta.

BERSANI I LE TE HAPUR RRUGEN GRILLOS
Sekretari i Partisë Demokratike Pier Luigi Bersani ka dhënë konferencën e parë për shtyp në Romë pas rezultateve të zgjedhjeve.
“Nuk kemi fituar edhe pse kemi mbërritur të parit dhe kjo është zhgënjimi ynë”, kanë qenë komentet e para të Bersanit.
Kështu temat që duhen trajtuar, tha ai, janë: "Reforma e institucioneve, në veçanti ligji zgjedhor, vendet e punës për të rinjtë.

Duke iu referuar fitores të Beppe Grillos Bersani u shpreh se i takon atij të na thotë se çfarë dëshiron të bëjë.
Bersani ka theksuar se nuk do të marrë pjesë në tryezën e aleancave dhe se gjithkush duhet të marrë përgjegjësinë në parlament. Diçka është e sigurt, duhet ndryshim dhe ka sqaruar se nëqoftëse Italia do të largohet nga Evropa do të jetë një fatkeqësi, kjo është një llogaritje matematikore dhe jo një opinion. Beppe Grillo gjatë fushatës së tij ka premtuar luftë kundër korrupsionit dhe se Italia duhet të dalë nga eurozona

BERSANI: SITUATE DELIKATE

”Qendra e mjatë ka fituar dhomën e ulët edhe numrat në Senat. Është e qartë për të gjithë që kemi të bëjmë me një situatë shumë delikate për vendin. Do të menaxhojmë përgjegjësitë që këto zgjedhje na kanë dhënë në interes të Italisë”- ka komentuar Bersani pas rezultateteve të votimit.

BERLUSKONI I THOTE PO KOALICIONIT: NJE VOTIM I RI NUK ESHTE I NEVOJSHEM

Silvio Berlusconi tha po marrëveshjes PD-PDL. Një ditë pas zgjedhjeve, kreu i qendrës së djathtë nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me qendrën e majtë të kryesuar nga Pier Luigi Bersani, për të shmangur kështu zgjedhjet të tjera në Itali: "Ne duhet të mendojmë për të mirën e Italisë" duke theksuar se "kthimi në votime nuk do të jetë e dobishme në këtë situatë "dhe se ne të gjithë duhet të jemi gati për të bërë disa sakrifica. Ndërsa duke mos lënë pas akuzat ndaj qeverisjes së ish-kryeministrit të qeverisë teknike Mario Monti, Berlusconi tha: Me zbatimin e një politike të kursimit ka vënë Italinë në një gjendje të rrezikshme, në një spirale në rënie që çoi e në një borxh në rritje dhe papunësie”

Duke ju referuar rezultateve të zgjedhjeve Bersluconi u shpreh se shumë italianë ishin të pakënaqur dhe ishte natyrale që ata donin diçka të re. Ish -kryeministri ka arritur të garantojë me listat që kanë kaluar qendrën e majtë në Senat për sa i përket vendeve të fituara ndërsa në Dhomën e Deputetëve ka humbur për pak ndaj Bersanit.

DHOMA E ULET E PARLAMENTIT
Pier Luigi Bersani koalicioni i qendrës së majtë me 29.54% të votave
Silvio Berlusconi koalicioni i qendrës së djathtë me 29.18 % të votave
Beppe Grillo lëvizja 5 Yjet me 25.55% të votave
Mario Monti në krye të Koalicionit të Qendrës me 10.56% të votave

SENATI
Asnjë nga dy partitë e mëdha dhe aleatët e tyre nuk i arrijnë 158 vendet për të bërë mazhorancën.
Partia Demokratike ka fituar 113 vende me 31.63% të votave
Partia e Koalicionit të Djathtë ka arritur 116 me 30.72% të votave
Partia 5 Yjet ka arritur 54 vende me 25.55% të votave
Koalicioni Qytetar ka arritur 18 vende me 9.13% të votave

RAJONET – Rinovimi i këshillave rajonale dhe Presidentët

LOMBARDIA

Umberto Ambrosoli Qendra e majtë 34.34 %
Roberto Maroni Qendra e Djathtë 47.73 %
Silvana Carcano Lëvizja 5 Yje 12.85 %

MOLISE
Paolo Di Laura Frattura Qendra e majtë 44.82%
Angelo Michele Iorio Qendra e Djathtë 42.97 %
Antonio Federico Lëvizja 5 Yje 7.97 %

LAZIO
Nicola Zingaretti – Qendra e Majtë 37.75 %
Francesco Storace – Qendra e Djathtë 46.43 %
Davide Barillari – Lëvizja 5 Yje 14.34 %

Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO