Presidenti i Milanit Silvio Berlusconi është aktualisht në një vizitë disa ditore në Moskë, por takimet me autoritetet, po i shfrytëzon edhe për përmirësimine bilanceve në bizneset personale. Sipas mediave ruse njëra nga qëllimet e vizitës së Berlusconit në Moskë është edhe futja përmes aksioneve, e mikut të tij Vladimir Putin në skuadren e Milanit.

Thuhet se vizita e Silvio Berlusconit në Rusi ka pasur për qëllim gjetjen e investitorëve të rinj për Milanin e tij. Presidenti kuqezi po mendon të shesë 25 % të aksioneve gjigandit rus të gazit, "Gazprom”", kompani ku ka aksione dhe miku i tij, presidenti i ri i Rusisë, Vladimir Putin.(rb/shqiptarja.com)