ITALI - Gjykata e Milanos ka dënuar me një vit burg Silvio Berlusconin për zbulim sekreti zyrtar në bashkëpunim me vëllanë e tij Paolo. I vëllai është dënuar me 2 vjet e 3 muaj.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2005, kur u publikua një bisedë telefonike mes Piero Fasino, atëherë sekretar i Demokratëve të Majtë dhe Giovani Consorte, administratori i deleguar i bankës "Unipol".

Biseda telefonike mes tyre është publikuar tek gazeta “Il Giornale” kur Bersluconi ishte botues i saj.

Gjykatësit kanë vendosur dëmshpërblimin prej 80 mijë eurosh për Piero Fasino, tashmë kryebashkiak i Torinos.

Avokati mbrojtës i Berlusconit, Piero Longo, tha se ky është dënimi i parë për zbulim sekreti dhe se "nuk jam i befasuar, pasi jemi në Milano", duke pasur parasysh praktikën gjyqësore në proceset kundër Silvio Berlusconi.  Avokati ka shtuar se nuk ka pasur prova të mjaftueshme ose pothuajse nuk ka, kundër tij.

Redaksia online

(l.ç/ar.sh/shqiptarja.com)