Berluskoni: Galiani rikthehet në
vendin e tij, Milani rifiton qetësinë

Kavalieri vazhdon të befasojë me zhvillimet bombastike, këtë herë duke qetësuar të gjithë tifozët kuqezi në Itali dhe të gjithë botën.

Me këmbënguljen e tij, Berluskoni ia arrin qëllimit që të bindë Adriano Galianin që të mos largohet nga Milani.

"Adriano Galiani do të qëndrojë në vendin e tij, ashtu si të gjithë. Te Milan është rikthyer qetësia.

Nuk kam shkuar në Milanello për shkak të motit të keq, do doja ti thoja edhe këtë shtypit", ka thënë bosi i Milan.

Dje Adriano Galliani deklaroi dorëheqjen e parevokueshme nga Administratori i Deleguar i Milanit, po në mbrëmje për afro 4 orë në një takim të zhvilluar ‘kokë’ më ‘kokë’, presidenti kuqezi arriti të binde Galianin që të mos largohet nga Milani.

Galiani është kthyer në një ikonë në historinë e Milanit, pasi në 28 vjet pjesë ekipit kuqezi ka fituar 28 trofe.

(d.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen