ROMË - Ish-kryeministri Silvio Berluskoni është shprehur se nëse ai do të arrestohej, në Itali do të shpërthejë një revolucion.
Gjatë një interviste për Radion Franceze Europe 1, Berluskoni ka thënë se telefoni i tij është i kontrolluar dhe se i është hequr pasaporta, si rrjedhojë ai nuk ka të drejtë të kalojë kufirin italian, por njëkohësisht nuk është i frikësuar nëse do e mbyllin në burg.
Përsa i përket trazirave të shkuara në Itali, ai është shprehur se nuk bëhet fjalë për një grusht shteti, por për katër të tillë dhe kjo ndodh atëherë kur vendi nuk mund të qeveriset nga të zgjedhurit e popullit. Berluskoni, ka thënë me bindje se ka qenë gjithmonë i rregullt në pagesat e taksave dhe se në shtëpi e tij ka pasur vetëm darka normale dhe jo ashtu si janë përshkruar.
Gjatë intervistës së tij me radion franceze, Silvio Berluskoni ka përmendur edhe emra të politikës ndërkombëtare, duke thënë se kancelarja Angela Merkel sheh interesat e saj dhe se kancelarja gjermane Angela Merkel bën interesat e saj. Ndërsa Europa ka dashur një politikë që krijon depresion dhe jo zhvillim.
Kur gazetari francez e pyeti për ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, Berlusconi ka ironizuar, duke kërkuar të kalohej tek pyetja pasuese. Ndërsa për Vladimir Putin, u shpreh se për të është një mik të cilin e njeh që prej vitit 2001.
Redaksia Online
(e.b./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com