Milani nuk heq dorë nga ëndrra për të rikthyer fantazistin brazilian Rikardo Kaka. Presidenti kuqezi Silvio Berluskoni, sipas mediave italiane është duke bërë edhe një përpjekje të fundit për të bindur homologun e tij, spanjollin Florentino Perez që të huazojë Kaka-në për një edicion në Milano.
Por bosi madrilène nuk pranon qëtë huazojë fantazistin duke kërkuar që ta shesë përfundimisht. Në orët e fundit të merkatos nuk përjashtohet marrëveshje xhentilmenësh midis dy presidentëve duke i hapur rrugën brazilianit të veshë edhe njëherë fanellën kuqezi. Lëvizjen mund ta pengojë vetëm konkurenca e Manchester United, i cili ka hyrë në garë në ditët e fundit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com