Si asnjëherë më parë në këto zgjedhje është e pamundur të krijohet një mazhorancë absolute, për faktin se i ashtuquajturi “fenomeni Grillo” i cili ka arritur të sfidojë dy partitë e mëdha, ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti. Kjo do të thotë që edhe pse qendra e djathtë me Silvio Berlusconin është favorit me diferencë të vogël me partinë e qendrës së majtë kryesuar nga Pier Luigi Bersani në lidhje me vendet në Senat, nuk ka numrin e duhur për të formuar qeverinë. Duke iu referuar rezultateve paraprake, as vendet e fituara nga Monti në Senat, nësë do të formonte koalicion me një prej partive kryesore sërish nuk do të siguronin qeverisjen e vendit.
Ndërkaq, kreu i lëvizjes qytetare M5S, ish-komiku Beppe Grillo ka surprizuar në këto zgjedhje pasi ka sfiduar dy partitë më të mëdha në Itali. Sipas rezultateve paraprake të Ministrisë së Brendshme, Grillo po fitoi terren, megjithatë mbetet të pritet deri në përfundimin e numërimit të 64.446 qendrave të votimit.
Bursa e Milanos nga +4 që arriti në një moment, u mbyll me + 0.73.
VOTIMI SOT
Qendrat e votimit u rihapën sot në orën 07:00, ndërsa dje qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 08:00- 22:00.
Votuesit italianë do të votojnë deri në orën 15:00 dhe menjëherë më pas nis numërimi i votave. Sipas ligjit italian në fillim numërohen votat për Senatin dhe më pas për Dhomën e Deputetëve. Vetëm të martën pasdite në orën 14:00 do të fillojë numërimi për votat për rinovimin e këshillave rajonale dhe për presidentët e rajoneve të Lombardisë, Lacios dhe Molizes. Sipas informacioneve të Minsitrisë së Brendshme, deri tani kanë votuar 55.17% për qind të votuesve për Dhomën e Deputetëve, një numër i ulët në krahasim me 62.55 % që votuan në zgjedhjet e 2008.
Të gjithë kandidatët kryesorë për kryeministër kanë votuar të dielën përfshirë Silvio Berluskoni, ndërkohë sot pritet me interest të madh votimi i Beppe Grillos, kreu i lëvizjes 5 Yje të votojë në Genova.
VENDET NE SENAT/ Ora 22:15
Rezultatet paraprake
DHOMA E DEPUTETËVE
1 .Qendra e Majtë - Pier Luigi Bersani Bersani i PD 32 .0 %
2. Qendra e Djathtë Silvio Berlsuconi 29.5 %
3. Lëvizja 5 Yje Pebbe Grillo 24.0 %
4. Koalicioni i Qendrës Mario Monti 9 %
5. Revolucioni Civile 0.9 %
SENATI
1.Qendra e Majtë - Pier Luigi Bersani Bersani i PD 32 %
2. Qendra e Djathtë Silvio Berlsuconi 29 %
3. Lëvizja 5 Yje Pebbe Grillo 24 %
4. Koalicioni i Qendrës Mario Monti 9. 1 %
5. Revolucioni Civile 0.9 %
RAJONET – Rinovimi i këshillave rajonal dhe Presidentët
LOMBARDIA
Umberto Ambrosoli Qendra e majtë
Roberto Maroni Qendra e Djathtë
Gabriele Albertini Qendra
Silvana Carcano Lëvizja 5 Yje
Carlo Maria Achille Pinardi Të ndalojmë rrëzimin
MOLISE
Paolo Di Laura Frattura Qendra e majtë
Angelo Michele Iorio Qendra e Djathtë
Antonio Federico Lëvizja 5 Yje
Antonio De Lellis Revolucioni Demokratik
Massimo Romano Të bëjmë Molisen
Camillo Colella Lavoro Sport e Sociale).
LAZIO
Nicola Zingaretti – Qendra e Majtë
Francesco Storace – Qendra e Djathtë
KATER KOALICIONET
Katër koalicone të mëdha janë përballë njëra tjetrës, koalicioni i qendrës kryesuar nga kryeministri në ikje Mario Monti, tjetri kryesuar nga kandidati i qendrës së djathtë, paraardhësi Silvio Berlusconi, i treti nga lideri i së majtës, Pier Luigi Bersani dhe i katërti, trazuesi i jetës së politikës italiane, ish-komiku Beppe Grillo.
Sipas sondazheve të fundit, Partia Demokrate e Bersanit është favorite me 34 për qind të votave. Por nuk është e sigurt nëse ai do të mund të sigurojë një stabilitet politik. Ajo mund të siguojë dhomën e deputetëve, pa pasur një maxhorancë të mjaftueshme në Senat, drejtuar nga rregulla zgjedhore të ndryshme, por që kanë një peshë politike të ngjashme. Një hipotezë që ka rritur shqetësimin e tregjeve dhe partnerëve evropianë të Italisë. Është veçanërisht, Beppe Grillo, i vetmi që ka bërë një fushatë të vërtetë në terren duke udhëtuar në mbarë Italinë në bordin e rulotit të tij me një ekip të ashtuquajtur ''tsunami-tour'', që mund të turbullojë lojën. Katalizator i aktheve të lindura si pasojë e krizës tek të rinjtë e papunë apo te drejtuesit e ndërmarrjeve të vogla, që protestojnë kundër partive tradicionale, ai ka tërhequr disa me një program të quajtur ''populist'' nga kundërshtarët, me të ardhura minimale prej 1 000 eurosh, reduktimin e pagave të politikanëve, reduktimin e punës javore në 20 orë dhe ... daljen nga zona euro. E panjohura tjetër, pikët e Silvio Berlusconi, partia e padëshiruar dhe e larguar në muajin nëntor 2011 duke e lënë Italinë në prag të asfiksisë financiare, që pati një rritje spektakolare në sondazhe pasi e zhvilloi fushatën e sajë në bazë të temës për uljen e taksave duke ndjekur të majtën me disa pikë. Mario Monti, i cili gëzonte një popullaritet shumë të mirë në vend për rikthim e besueshmërisë të Italisë në tregje, rrezikon të vuajë pasojat e politikës shtrënguese që ka zhytur vendin në recesion.
SURPRIZA NUDO PER BERLUSKONIN
Votimet po zhvillohen në një kohë që Italia është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu e bore, çka ka ndikuar dhe në uljen e numrit të votuesve.
Silvio Berluskoni votoi dje në Milano dhe pati një suprizë ku tre aktivistë të lëvizjës ndërkombëtare Femen, kishin shkuar në qendrën e votimit ku do të votonte ai dhe në gjoksin e tyre kishin shkruar "Mjaft Silvio" . Tre aktiviste të grupit “Femen” , pavarësisht të ftohtit kishin dalë me gjoks jashtë ku ishte shkruar “Mjaft Silvio” me shkronja të kuqe. Të tre gratë janë larguar me forcë nga forcat e policisë dhe më pas janë shoqëruar në Kuesturë.
Redaksia Online
(lç/sg/Gre.M/Shqiptarja.com)