ITALI - Sekretari i PD-së Pier Luigi Bersani, ka paraqitur disa pika kyce të axhendës së tij dhe ka kërkuar në Parlamentin italian votëbesimin e palëve politike, që janë kundër tij.

“Mund ta quani si të dëshironi, qeveria e pakicës apo qëllimi i qeverisë, nuk më intereson. Të mërkurën e ardhshme unë do të propozoj kreun e ri të qeverisë edhe Kryetarit të shtetit. Unë e quaj atë një qeveri të ndryshimit, dhe marr përgjegjësinë për ta udhëhequr”, - tha ai.

Pier Luigi Bersani ka luajtur edhe kartën e fundit duke dalë nga vështirësitë, e duke sfiduar edhe Beppe Grillon dhe se fyerjet e tij nuk e trembin duke ngritur hipotezat për të ofruar postet e larta të Shtetit, Lëvizjes 5 Yje dhe PDL-së. Por Bersani ka refuzuar qeverisjen me Berlusconin duke thënë se ka pasur shumë mundësi për të qenë i përgjegjshëm, por i ka shpërdoruar të gjitha.

Por diçka tjetër, së cilës i duhet kushtuar vëmendje kur u mbyllën votimet dhe u shënua fitorja për Bersanin, është edhe një ngritje për Matteo Renzin, kreun e bashkisë së Firences.

Renzi mund të ketë humbur në zgjedhjet e kandidatëve të PD-së kundër Bersanit, për të qenë Kryeministër i qendrës së majtë në dhejtor, por për shumë të majtë duket se ai është kandidati ideal për Kryeministër i ardhshëm.

Renzi është shprehur se është i gatshëm për të qënë Kryeministri i ri dhe se “dua të jem besnik i së Majtës deri në fund”.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)