Bertina: Nga rrugëtimi i “Big
Brother” në Emiratet e Bashkuara

Bertina: Nga rrugëtimi i “Big<br />Brother” në Emiratet e Bashkuara
TIRANE- Të gjithë e njohin si vajza kaçurrelse simpatike e edicionit të tretë të “Big Brotherit”. Kanë kaluar pesë vite tashmë që prej pjesëmarrjes së saj në një nga reality shoë-t më të ndjekur, por ajo mbetet ende e dashur për publikun, i cili e ka ndjekur në rrugëtimin e saj në aventurën disa mujore. Edhe Bertina ka ditur të jetë pranë tyre, përmes pozitivitetit e dashurisë që ju përcjellë ditë pas dite me anë të fotove që poston në rrjetet sociale “Facebook” apo “Instagram”.

Kjo është mënyra që Bertina, ashtu si shumë personazhe të tjerë publikë, kanë zgjedhur për të qenë pranë ndjekësve të saj, e t’i mbajë ata në koherencë me dinamikat e të rejat e fundit që ndodhin. Por, lajmi që ka Bertina kësaj here shkon përtej pritshmërive të fansave të Facebook-ut, apo ndjekësve të Instagramit. Sikundër shprehet, fillimisht ka dëshiruar ta mbajë sekret, por erdhi koha të bëjë publik hapin e rradhës, i cili minimalisht do t’i ndryshojë jetën.

Konkurrentja e edicionit të 3-të të BB, është ndër fatlumet që ka fituar mundësinë e punësimit jashtë Shqipërisë, pasi kishte aplikuar pranë Europe Agency. “Kam qenë një ndër aplikantët për punësim jashtë Shqipërisë dhe nuk e kam parë kurrë veten edhe pse një personazh publik, largë punës. Në momentin që kam marrë informacionin për të pasur një mundësi të mirë jashtë Shqipërisë, thashë pse jo.

Duke ditur që jam person që më pëlqen të eksperimentoj gjithmonë, më pëlqen të këkroj opurtinitete ku ndoshta duken dhe të pamundura dhe thashë ta provojë”, tregon Bertina. Ajo thekson se i pëlqen të eksperimentojë dhe ky është rasti ideal për një eksperiment që premton të jetë tepër pozitiv për të, fundja nuk ka asgjë për të humbur.

“Çdo aplikant, detyra e parë që bën dorëzon CV-në në bazë të profilit që ti ke dhe kërkesës që çdo individë ka dhe hapi i fundit janë intervistat të cilat i bën në faza të ndryshme. Këtu nis dhe ajo sfida e çdo guximtari, duke luftuar për atë çka ti këkron”.

Bertina tregon hapat që ka ndjekur deri në momentin që fitoi këtë të drejtë dhe shprehet se si për çdo vend pune, pikënisja ëshët dorëzimi i CV-së, sipas profilit që identifikon vetë atë e më pas janë fazat e njëpasnjëshme të intervistave.

Pikërisht në këto faza, Bertina rrëfen se është momenti i duhur ku çdo individ ka mundësinë të shprehë veten, e të vërë në dukje aftësitë që zotëron.


Në rrugëtimin e rradhës drejt Emirateve të Bashkuara, ajo thotë se po niset me ide të qarta, me synimin për të sfiduar veten dhe në pritje për të marrë më të mirën nga kjo eksperiencë e re.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?