BERZH, 290 mijë euro për planin e transportit në Shqipëri

TIRANË - Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka akorduar qeverisë shqiptare një fond granti prej 289.383 eurosh për planin e qëndrueshëm të transportit në Shqipëri(PQT).
Në komisionet e përhershme të Kuvendit po shqyrtohet sot marrëveshja e grantit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe BERZH, ky i fundit në cilësinë e administratorit të fondeve grant për këtë sektor.
Granti prej 289.383 eurosh do te jetë një dokument kyç per Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës(MTI) ne përmbushjen e qëllimit për kursimin e energjisë për sektorin e transportit në Shqipëri dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të rrjetit të transportit.
Për transportin kombëtar, objektivi kryesor është të përgatisë një plan pragmatik, duke vendosur objektiva për zhvillimin e qëndrueshëm të rrjetit multimodal të transportit, ndërsa për transportin urban/qytetas, t'i sigurojë MTI-së politikat e praktikave më të mira, të cilat mund të zbatohen në nivel vendor. Për këtë qëllim do të përgatitet edhe një plan veprimi. /ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati