BERZH, 5.2 mln euro për
HEC-in që ndërtohet nga italianët

BERZH, 5.2 mln euro për <br />HEC-in që ndërtohet nga italianët
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njoftoi se ka akorduar një kredi me vlerë 5.2 milionë euro për kompaninë “Hidrocentrali Korçë” sh.p.k., për të financuar ndërtimin e dy HEC-eve në pjesën lindore të vendit. Me ndihmën e kredisë, kompania pritet që të ndërtojë dy HEC-e: Verbë-Selcë 1 dhe 2, që do të hyjnë në punë vitin që vjen.

Me një kapacitet të kombinuar prej 5 megavatësh, dy objektet do të gjenerojnë deri në 23 milionë kilovat/orë energji në vit. “Ndërtimi i HEC-eve në Verbë-Selcë konfirmon interesin e BERZH-it për energjinë e rinovueshme në Shqipëri,” tha Fabio Serri, kreu i zyrës së BERZH-it në vendin tonë.

“Hidrocentrali Korçë” është një kompani shqiptare në pronësi të dy shoqërive italiane, “Fidia Ambiente” dhe “EdilEurope srl”, që është pjesë e “ADRE Group” dhe nga kompania vendase “Xhemi sh.p.k.”

Që prej fillimit të aktivitetit të saj në Shqipëri, BERZH-i ka investuar mbi 700 milionë euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, duke mobilizuar investime shtesë prej më shumë se 2 miliardë euro nga burime të tjera financimi.

(gk/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën