BERZH: Do të çojmë përpara
projektet e rrugëve në Shqipëri
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto takoi sot Jean Marc Peterschmitt, drejtor për Evropën Qendrore dhe Juglindore të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
TIRANË - Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto takoi sot Jean Marc Peterschmitt, drejtor për Evropën Qendrore dhe Juglindore të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Banka është e angazhuar të çojë përpara projeket e financuara prej saj dhe se duhet të kemi një paketë të mirërenditur të prioriteteve në sektorin e transportit”, do të shprehej Peterschmitt.
Ndërsa ministri Haxhinasto u shpreh se tashmë po aplikohet një përqasje e re në planifikimin buxhetor përmes një prioritarizimi të kujdesshëm të projekteve për të kaluar nga niveli i planifikimit për projektin në nivelin e planifikimit për programimin, për t’i bërë investimet sa më të qëndrueshme, ç’ka është në linjë edhe me politikat e Qeverisë Shqiptare dhe BERZH-it.
Përfaqesuesi i BERZH tha se duhet të fokusohemi në projektet ekzistuese për t’i përfunduar ato si dhe të mendojmë për mirëmbajtjen e atyre që kanë përfunduar. Ministri Haxhinasto theksoi se shpenzimet publike për mirëmbajtjen kanë qenë të pakta. Ai tha se duhet të ndryshojë metoda e trajtimit të kompanive duke qenë korrekt me detyrimet ndaj tyre, por edhe duke i kërkuar atyre standarde për punët e kryera.
Më pas Haxhinasto u shpreh se do të rifillojmë me ritme të reja me projektet aktuale, që financohen me fonde të BERZH, si ndërtimi i rrugës Damës–Tepelenë, by-passin e Vlorës, projektin e rrugëve rajonale, by–passi i Fierit, si dhe projektet në portin e Durrësit. Gjithashtu, u diskutua për realizimin e projektit për përmirësimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës me lidhje aeroportin e Rinasit, si dhe Portin e Durrësit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
34.1%
-
Jo
61.8%
-
Deri diku
4.2%
Vota total: 361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane
28 Nëntor, 12:25
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë
28 Nëntor, 12:20
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet
28 Nëntor, 12:15
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
LIVE-112 vite Pavarësi- Shikoni paradën e Shqiptarëve në Tiranë
28 Nëntor, 12:10
-
112-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Gëzuar festën e festave! 'Pashiqi i Tiranës' komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës
28 Nëntor, 12:03
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri
28 Nëntor, 11:59
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55
-
Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:54
-
Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
28 Nëntor, 11:50