BERZH: Ekonomia shqiptare, rënie 10% tremujorin e tretë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se ekonomia shqiptare është tkurrur 10 për qind gjatë periudhës korrik-shtator, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se ekonomia shqiptare është tkurrur 10 për qind gjatë periudhës korrik-shtator, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo është thënë në raportin e saj të fundit të vlerësimit të ekonomive në tranzicion, të publikuar dje. Ndërkohë, tremujori i tretë paraqet një ulje 0.1% krahasuar me rezultatin e të njejtës periudhë të vitit të kaluar. BERZH ka rishikuar në ulje dhe parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për gjithë vitin 2012 në vetëm 0.6%, gati në një linjë dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili deklaroi në Tiranë se pret një rritje prej 0.5 përqindësh, ndërkohë që më parë të dy institucionet financiare parashikonin një rritje ekonomikë në masën 1.2 për qind. Qeveria shqiptare, në kundërshtim të hapur me parashikimet pesimiste të ndërkombëtarëve, sipas deklarimit të kryeministrit Berisha, pret që ekonomia të zgjerohet këtë vit me 3%, nga 4% që ishte vlerësimi fillestar. Ndërkohë, për 2013-n, BERZH parashikon një rimëkëmbje modeste të ekonomisë shqiptare, me rritjen që pritet të arrijë 1.3%
(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Po
37.8%
Jo
53%
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2059
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?